Ish aktori i “Portokallisë kundër Ermal Mamaqit: Injoranca u ul këmbëkryq

700
Njëri ndër ish aktorët e showt të humorit “Portokalli” , Marsel Rupi ka publikuar një shkrim të Alban Dacit në të cilin godet dukshëm Ermal Mamaqin.
Duket se Rupi është shumë dakord me këtë shkrim pasi e ka shpërndarë edhe në profilin e tij disa herë.
Në shkrimin e tij,
 Daci ironizon figura si Ermal Mamaqi, Linda Morina etj që janë në modë sot dhe i jep miratimin e tij këtij shkrimi krah të cilit shkruan: “I ke rënë pikës, na munde moj pseudodemokraci. Injoranca u ul këmbëkryq””. Rupi ka shkuar edhe më tej duke thënë se Ermali edhe akademinë e ka lënë përgjysmë. Letra e plotë e Alban Dacit (Eh more Ermal Mamaqi, erdhi edhe dita jote) Dikush mund të thotë po me Ermalin ç’kam! Epo përderisa ky Ermali na është fenomen i shoqërisë, ne që nuk ndjehemi të tillë kemi të drejtë të paktën të japim opinionin tonë. Më kujtohen këngët e famshme të Ermalit, më kujtohen kohët kur ai sillej nëpër televizone lart e poshtë. Ndërsa ne, të tjerët rropateshim nëpër auditorët e universiteteve europiane e perëndimore në kërkim të dijes. Sa diferencë, shumë diferencë e madhe. Megjithatë, Ermali ashtu me zvarritje, herë me house, herë me bukë me sheqer në klipe e ndonjëherë duke qesh e duke bërë humor palidhje ja doli që sot të jetë faktorë i medias e pse jo edhe i politikës se helbete në Shqipëri kushdo që del në tv është VIP dhe çdo VIP nëse do mund të angazhohet në politikë e të bëhet edhe deputetë. Disa nga ne që kemi studiuar në Europë irritohemi me të ftuarit që ka Ermali në emisionin e tij! Po pse xhanëm! Ai a nuk është i njëjti brumë dhe e njëjta histori si shumica e të ftuarve të tij? Ai është brenda llojit bashkë me të ftuarit, ai ndjehet i barabartë dhe komod me ta, s”ka inferiotitet, superiotet, nuk e ka të vështirë me i kuptu. Pastaj, nostalgjia është e rëndësishme tek njerëzit, ndoshta përmes të ftuarve të “llojit”, ai ka nostalgji për kohët e arta të tij. Tani në kohen kur Ermali nuk shkonte në shkollë po bënte këngë për adoleshentët, sepse i tillë ishte vetë, të paktën ne që studionim jashtë ndjenim keqardhje për të duke menduar se si do të jetojë ky në të ardhmen, sepse “gjynah” s’ka asnjë profesion. Eh, sa të bëj llogaritë i mençuri, budallai ka mbaru punë! Nuk thonë kotë kështu! Ne bënim llogaritë e mjedisit ku jetonim! Mendonim të studionim shumë, të ishim të zotë, të bënim ndonjë specializëm e të gjenim punë në profesion. Po ja se në Shqipërinë tonë të dashur nuk është kështu! Në Shqipërinë tonë, shkolla nuk bën diferencë, rezultatet në punë apo në profesion nuk bëjnë diferencë, por diference bën të jesh budalliku më i suksesshëm ne mesin e budallenjve me fat. Kohë më parë evenimente ishte edhe prezantimi i shtëpisë së Ermalit, e madhe, luksoze dhe “gjigande”. S’ka faj se ka 20 vjet punë të ndershme dhe të lodhshme dhe e meriton. Disa na u nxehën për ftesën e një fenomeni të rëndomtë të shoqërisë së Kosovës, një Linda Morinën që Ermali na e paska ftuar në studio. Qeshni sot, talluni me të ashtu siç mund të jemi tallur ne me Ermalin, po ja që janë në modë këto fenomene e nuk përjashtohet mundësia që pas 5 vitesh kjo e ftuara nga Kosova e Ermalit dhe e paragjykuara nga ne mund të jetë me një emision të sajin dhe me siguri atëherë do të jetë VIP e mund të ketë të ftuar specialë Erjon Veliaj që sapo mund të ketë fituar zgjedhjet dhe është bërë Kryeministër. Nuk kemi ç’të bëjmë miq, këta janë të preferuarit e kohës e një kohë që gjithnjë e më shumë po adresohet nga antivlerat!
Sigal