Irini Tepshi: Ka ardhur koha të thyhen disa tabu

948
Një vajzë tepër korrekte, inteligjente dhe me karakter të fortë. Se kishte menduar që një ditë do të merrte kurorën e Miss Durrësi dhe pse kudo I thoshin që je një vajzë e bukur. Problem kryesor për të mbetet të mësuarit dhe pasarelat e modave. Shoqërohet me meshkuj dhe femra pa paragjykim. Vlerëson në mënyrë të veçantë organizatoren e Miss Durrësi, znj. Myzejen Konduri e cila I ka qëndruar pranë gjatë përgatitjeve të konkurrimit. 
-Si ju lindi dëshira për të konkurruar për Miss Durrësi?
Dëshira lindi kur më thirrën për audicione dhe shtohej dita ditës gjatë provave.
-Kush ju ofroi për këtë event?
Ishte producentja jonë e dashur Myzejen Konduri e cila më dalloi në klasë gjatë një ore mësimore dhe më thirri në audicione.
– Si reaguan prindërit?
Nëna ime reagoi mjaft mirë dhe ishte e para që më mbështeti dhe më qëndroi pranë gjatë këtij rrugëtimi.
-Kush nga familja nuk ishte dakord?
Nuk ka patur, ato ditën të respektonin vendimet e mija dhe për këtë ndihem e lumtur.
– Aktualisht ku mësoni?
Aktualisht vazhdoj studimet në gjimnazin “Gjergj Kastrioti ” në Durrës.
– Kush ju ka thënë për herë të parë se jeni e bukur për një konkurs bukurie?
Në të vërtetë komplimente kam marr shumë si nga familja ashtu edhe nga miqtë e mi, por që pa e prekur këtë ëndërr, ato mbeteshin komplimente nga njerëz që më vlerësonin.
– Ku dhe si i zhvillonit provat?
Provat janë zhvilluar në ambientet e qendrës “Blue Star” për rreth një muaj dhe për këtë falënderoj përzemërsisht pronarin i cili na ka lejuar t’i përdorim këto hapësira komode.
– A ndiheshe në siklet gjatë provave?
Fillimi ishte disi i vështirë pasi duhet të përshtatesh me 32 karaktere të ndryshme por që me kalimin e kohës jam ndier shumë mirë dhe kam bërë miqësi me disa prej tyre, miqësi e cila vazhdon dhe pas spektaklit dhe për këtë jam shumë e lumtur.
-Kush ju qëndronte në krah gjatë atyre ditëve plot emocione?
Ajo e cila është treguar një nënë ato ditë të lodhshme ka qenë producentja jonë e cila na ka dhënë forcë e kurajë me fjalët e saj dhe koreografi i mirënjohur Arjan Plaku i cili na ka ndjekur hap pas hapi.
– Cili ka qenë roli i zonjës, Myzejen Konduri në ditët e konkurrimit?
Roli saj ka qenë ai i një heroine për këtë qytet i cili ka kaq shumë nevojë për aktivitete të tilla..Ashtu siç thash dhe më sipër na ka qëndruar pranë ne çdo moment duke na përkrahur dhe mbështetur.
-Kur more kurorën cili qe emocioni, si reagove?
Është një nga emocionet më të bukura që kam përjetuar deri tani dhe do të mbetet gjithmonë në kujtesën time si një nga çastet më të rëndësishme të jetës sime.
– Nga kush e more urimin e parë?
Urimin e parë e mora nga zonja Anisa Subashi e cila në emër të jurisë më shpalli fituese dhe më pas sigurisht pasuan urimet nga konkurrentët e tjerë dhe familjarët.
– Si të pritën në shkollë?
Në shkollë më pritën mjaft mirë dhe u ndjeva mjaft e gëzuar kur të tjerët më lavdëronin dhe uronin. ishte një ndjesi shumë e bukur.
– A nevrikosesh nga ngacmimet e meshkujve në rrugë?
Jo thjesht i kaloj dhe nuk e mbaj mendjen gjatë
– A jeni e dashuruar dhe si e mendoni princin e kaltër?
Për momentin jam e fokusuar tek shkolla dhe dëshirat e mija kështu që dashurinë nuk e kam pjesë të planeve. Mendoj se respekti, dashuria dhe përkujdesi janë cilësitë që një femër ka më tepër nevojë.
– Cilat janë objektivat pas këtij eventi?
Përfundimi i këtij viti shkollor me sukses, pjesëmarrja në evente të tjera gjatë verës dhe argëtimi pasi jam ende e re dhe nuk dua të humb momentet më të bukura të moshës.
-Cila është ngjyra e rrobave e preferuar? 
Jam pro larmisë së ngjyrave në veshje kryesisht gjatë kësaj stine por e preferuara ime mbetet ngjyra e zezë, është shumë elegante.
– Ushqimi i preferuar?
Më së shumti konsumoj perimet dhe frutat e detit.
– Ku e bëni plazhin?
Gjatë sezonit veror preferoj te udhëtoj ne plazhe ne ndryshme brenda dhe jashtë vendit,por sigurisht qe një pjesë të tij e kaloj në qytetin tim.
A është Durrësi qytet fanatik?
Mendoj se si qytet i vogël, shumë mendje janë të ngushta, por që personalisht nuk e vuaj këtë fenomen dhe mendoj se gjërat kanë ndryshuar dhe është koha ti thyejmë disa tabu për të bërë përpara dhe për t’i lënë pak vend rinisë së sotme.
-Me kë shoqërohesh më shumë me meshkuj apo me femra?
Duke qenë se rrethi im shoqëror është i gjerë, shoqërohem me te dyja gjinitë dhe ndihem vërtet mirë midis tyre.
-A janë më xheloze femrat se meshkujt?
Po është e vërtetë, femrat vuajnë nga kjo ‘sëmundje’ por dhe meshkujt nuk mbeten pas.
– A i frekuenton PABET?
Me raste, po. Jo gjithmonë.
Sigal