I riu që u gjend i vdekur në pishinën e Demi Moore, nuk ishte i dehur

513
Edenilson Steven Valle, 21 vjeçari i cili u gjet i mbytur në pishinën e aktores së njohur hollivudiane Demi Moore nuk ka qenë i dehur apo nën efektin e ndonjë droge. Ky fakt bëhet i ditur nga hetimet të cilat vazhdojnë mbi vdekjen misterioze të djalit.
Familjarët dhe miqtë u shokuan pasi mësuan se djali nuk ka qenë i pirë në momentin kur ka ndërruar jetë. Madje ka qenë babai i tij i cili fillimisht shprehu indinjatë ndaj të birit për shkak se mendonte se vdekja e tij kishte ardhur pikërisht nga konsumi i alkoolit dhe drogës.
Sipas miqve të studentit ai ka qenë mjaft i zgjuar dhe nuk përdorte kurrë alkool.Djali ndodhej në një festë në shtëpinë e Moore në Beverly Hills i ftuar nga personi i cili kujdesej për vilën e aktores. Ndërkohë aktorja Demi Moore ka shprehur keqardhjen e saj për ngjarjen. Ajo dhe fëmijët e saj nuk kanë qënë në vilën e tyre gjatë momentit kur ka ndodhur ngjarja. 
Sigal