Hmm.. çfarë të pasmesh! Vajzat VIP shqiptare “çmendin” rrjetin

820
Të bëra apo ‘photoshop’? Bio apo silikon? Të pasmet e vajzave VIP shqiptare”çmendin” rrjetin…

Një pyetje që të bën të vendosësh imagjinatën në punë dhe ndoshta të bën të thuash me vete “mmmm” çfarë të pasmesh, ose … më mirë jo, “se kjo i ka të bëra”. Pavarësisht me të pasme të bëra ose natyrale kjo gjë ka pak rëndësi, për to mjafton që të duken bukur në videot dhe fotot e tyre që postojnë ne youtube ose instagram. Të bëra ose jo, fansat e tyre janë të shumtë,dhe mezi i presin videot dhe fotot e tyre.

Fjolla Morina 
Do thoni që milfat nuk kanë forma trupore sexy? Ja që gaboheni, Fjolla Morina është një ndër ato lloje femrash që, “Ta thyn, apo ia thyn, si është ai muhabeti”, nejse rëndësi ka që format e saj trupore dhe veçanërisht të pasmet e saj duken goxha seksi , do thoni që mund ti ketë të bëra, e çfarë pastaj rëndësi ka që i duken shumë “hot”, dhe është për t’u theksuar që i rrinë shumë mirë.

Enca Haxhia 
Enca padyshim që është një këngëtare e talentuar që po korr shumë sukses, padyshim që askush nuk tha që këtë sukses ajo po e fiton me gjoksin dhe të pasmet e saj! 
Shpesh gojët e liga thonë që Enca përdor shumë fotoshop në fotot e saj për të rënë në sytë e fansave si Nicki Minaj e Shqipërisë, por përtej të gjithave askush nuk tha që Enca mund të jetë pak e dhjamosur, kështu që fansat le të rrinë të qetë dhe të presin sërish gjëra të reja nga “Dreqi”, domethënë Enca .

Zajmina Vasjari 
Zaji është ndër të paktat këngëtarë shqiptare që ka spikatur për pamjen e saj të jashtme që në moshë shumë të re, ajo u kurorëzua si miss Albania në ditëlindjen e saj të 15-të, në atë moshë ajo spikati për format e saj origjinale dhe pa ndërhyrje estetike, me kalimin kohës u dallua dukshëm që buzët dhe gjoksi i saj pësuan goxha ndryshim, mos vallë dhe vithet e saj i priti i njëjti fat? Këtë gjë nuk e dimë, e rëndësishme është që vithet e saj duken shumë sexy, gjithashtu duket që dhe Zajminës i pëlqejnë shumë, pasi kohët e fundit i poston shumë në insta story.

Bebe Rexha 
Këngëtarja shqiptare më famë ndërkombëtare e nisi karrierën e saj jashtë trojeve shqiptare. Ajo që e dallon nga të tjerat është zëri i saj i fuqishëm dhe performancat “hot” që bën në skenë me të pasmet e saj sexy. Bebe (Bibi) është parë shpesh në performancat e saj që i pëlqen shumë të kërcejë twerk , t’i tundë të pasmet e saj, është për t’u thënë që gojët e liga flasin lart e poshtë që ka bërë ca ndërhyrje të vogla, se ku, këtë nuk e dimë, por ngelet për t’u thënë që të pasmet e saj janë shumë të bëshme dhe sexy. 
Luana Vjollca 
Luana e nisi karrierën e saj si balerinë ne emisionin “Fiks Fare” , ku nuk është se spikati shumë për pamjen e saj të jashtme por me kalimin e kohës shumë gjëra filluan të ndryshonin dhe Luana filloi të bëhet shumë “hot” në çdo aspekt. Gojët e liga thonë se ajo ka bërë një sërë ndërhyrjesh , sidomos në pjesën e vitheve , por këtë gjë akoma nuk mund ta themi me bindje, sepse “Këngëtarja” tashmë apo “Balerinë” nejse, e ka mohuar diçka të tillë. Pavarësisht të gjithave ia vlen të theksojmë së të pasmet e Luanës ja shumë të bukura dhe sexy .

Nora Istrefi
Jo të gjitha femrat pasi bëhen nëna shquhen për format trupore , por kjo gjë nuk vlen për Nora Istrefin , përveçse karrierës së saj si artiste ajo dallon dhe për format e saj trupore sexy , ktë gjë e justifikon me faktin që është një person që e dashuron palestrën dhe që harxhon shumë kohë duke u marrë me të, sidomos me pjesën e të pasmeve. Por sesa e vërtetë është kjo gjë ne nuk e dimë, gjithsesi e përgëzojmë Norën për të pasmet e saj seksi.

Dafina Zeqiri 
Dafina është një ndër të paktat goca të showbizit shqiptarë që nuk akuzohet për të pasmet e bëra, gojët e liga e kanë akuzuar për gjera të tjera si p.sh mollëzat etj, por mbi të gjitha më e rëndësishmja është që vithet e Dafit dhe lëvizjet e saj “hot” janë shumë të pëlqyera nga publiku .

Aurela Hoxha 
“Goca e bjeshkëve të nemuna”, mesa duket pjesëmarrja dhe xhirimi i skenave në ajër të pastër ka ndikuar pozitivisht në shëndetin e Aurela Hoxhës, gjithsesi ja vlen të përmendim se gojët e liga lart e poshtë thonë që Aurela ka bërë shumë ndërhyrje estetike , por kjo gjë nuk është pranuar nga Aurela, ajo i ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike , ajo është shprehur se as nuk ka hequr brinjët dhe se as nuk ka bërë ndërhyrje në të pasmet e saj. Gjithsesi Aurela ngelet një femër më forma trupore shumë të bukura sidomos tek pjesa e vitheve.
Sigal