Grupi hip-hop, B.O.B, një risi për Durrësin dhe jo vetëm

2464
Sigal

INTERVISTA/ Flasin djemtë e Grupit B.O.B. fitues të çmimit “Videoklipi më i mirë për vitin 2012”

Ata janë tre djem të rinj në moshë dhe si të tillë, si të gjithë moshatarët edhe ata kanë ëndrrat dhe dëshirat e moshës rinore. E duan artin, muzikën, këngën dhe, meqenëse rryma hip-hop po përhapet edhe në vendin tonë veçanërisht edhe ata tre djem menduan të këndojnë dhe të krijojnë grupin e tyre, që e kanë titulluar: B.O.B. (“Blazed Out Boys”). Muzikën e kanë në gen, sepse në rininë e tyre edhe baballarët e tre djemve janë marrë me muzikë. Kanë pasur bashkëpunim edhe me grupin:” Street Doggs”. Suksesin më të madh ata e arritën këto kohët e fundit në  Festivalin e 11-të të Videoklipit Shqiptar (Netët e Klipit Shqiptar), organizuar nga Televizioni Shqiptar, ku grupi i tyre, në bashkëpunim me grupin Street Doggs fituan çmimin “Videoklipi më i mirë për vitin 2012” Best Hip-Hop.

-Mund të bëni një prezantim të shkurtër vetes suaj? Kush jeni dhe nga vini?

Vëllezërit Panajoti dhe Odisea Simsia: Përkatësisht, 19 dhe 17 vjeç. Edhe pse ne nuk jemi lindur në Shqipëri edhe jemi rritur në Nju Jork, ndjehemi krenar që jemi shqiptarë. Babin e kemi me origjinë nga Berati, ndërsa mami me origjinë nga Durrësi. Jemi kthyer nga Nju Jorku përkohësisht para pak vitesh dhe vazhdojmë të jetojmë në apartamentin tonë në Durrës. Me muzikën, pothuajse jemi rritur qysh fëmijë. Prindërit tanë e ndjejnë shumë muzikën, veçanërisht babi i cili edhe e ka interpretuar.

Emiljan Hoxha: Jam 18 vjeç. Jetoj në Durrës me familjen. Me origjinë jemi nga Tepelena. Jam tip i qetë, i respektueshëm me njerëzit. Më pëlqen të jem gjithmonë i qeshur me të gjithë njerëzit.

-Ju, Panajoti dhe Odisea thatë se nuk jeni lindur në Shqipëri, jeni rritur në Nju Jork dhe keni ardhur nga Nju Jorku të jetoni përkohësisht në Shqipëri, Durrës. Më lejoni t’ju pyes arsyen pse keni ardhur?

Nuk ka asnjë arsye për t’u theksuar. Ne që të vegjël kemi ardhur shpesh në Shqipëri në muajt e verës për pushime dhe që të jemi të sinqertë, në fillim vendimin e prindërve tanë nuk e pritëm mirë, sepse edhe kemi qenë në një moshë më të re atëherë, 13 dhe 15 vjeç. Madje, muajt e parë të qëndrimit tonë këtu ndjeheshim shumë të trishtuar. Por, kushërinjtë tanë, miqtë, shokët e rinj që njohëm këtu na i krijuan të gjitha mundësitë, duke na afruar shumë që ne të mos ndjeheshim të trishtuar.

-Si ju lindi ideja për të krijuar një grup muzikor hip-hop?

Vëllezërit Simsia: Me shoqërinë tonë në Nju Jork dëgjonim këngë të ndryshme, por ajo që na tërhoqi dhe na pëlqeu më tepër ishte rryma hip hop. “Eminem”, “2 Pac” edhe “50 cent” i  kemi dëgjuar shpesh, madje akoma i kemi CD e ndryshme të tyre. Me ardhjen tonë në Durrës, u njohëm në shkollë me Emiljanin, i cili edhe ai si neve e pëlqente atë rrymë jo vetëm për ta dëgjuar, por edhe për ta kënduar. Biseduam dhe menduam të krijojmë edhe ne grupin tonë.

Emiljani: Ideja ishte diçka spontane, por e rëndësishmja është se ne të tre e ndjejmë shumë muzikën, jo vetëm për ta dëgjuar, por edhe për ta interpretuar atë.

Nëse dy vëllezërit do kthehen në USA, e keni menduar se mund të shkrihet grupi juaj, i cili është në sukseset e tij…?

Këtë gjë e kemi menduar dhe diskutuar shumë herë midis nesh. Por, unë mendoj se, nëse këta shkojnë përsëri në USA, do shkojnë atje për një kohë të shkurtër dhe do rikthehen përsëri. Por, nuk ka asnjë arsye që të ndikojë në grupin tonë për shkrirje apo ndarje të grupit.

-Grupi juaj quhet B.O.B. Pse ky emër dhe çfarë do të thotë?

B.O.B. që shqiptohet Bi. Ou, Bi. janë shkronjat e para: “Blazed Out Boys”  dhe që do të thotë pak a shumë: Djemtë e hedhur, Çunat që shpërthejnë… Menduam ta quajmë me këtë emër grupin tonë, sepse siç është edhe vetë titulli edhe ne menduam t’i përshtatemi, pra të jemi të hedhur, t’i kalojmë limitet, të shpërthejmë pra edhe ne në talentin tonë…

-Si i krijoni këngët dhe me kë bashkëpunoni?

Vëllezërit Simsia: Ky ishte edhe meraku jonë, më kë do bashkëpunonim për këngët? Rastësisht, në lokalin e kushërinjve tanë në Durrës erdhi një djalë për të pirë kafe, që për neve ishte i panjohur. Kushërinjtë tanë iu kujtua menjëherë që ai djali ishte muzikant, madje shumë i talentuar. Na prezantuan me muzikantin. Ai duke parë interesimin dhe dëshirën tonë, na ftoi në studion e tij diskografike “Doggs records”. Quhet Erti dhe që ka edhe ai grupin e tij:” Street Doggs”. Na provoi dhe mendoi se mund të ecnim në rrugën tonë të artit që ne e kishim menduar. Erti është producenti dhe menaxheri ynë gjithashtu. Me grupin “Doggs Records” kemi pasur bashkëpunim ku edhe kemi realizuar një videoklip se bashku.

-Është i njohur grupi juaj dhe muzika që ju interpretoni?

Si fillim grupi jonë u bë i njohur në shoqërinë tonë, në shkollë, në lagje ku banojmë. Na kanë ndihmuar shumë aktivitetet e ndryshme familjare të miqve dhe shokëve, ditëlindjet e ndryshme, ku neve na është dhënë mundësia të këndojmë. Gjithashtu edhe shpërndarja e këngëve në ëebsite në you tube në Internet. Këto edhe ndikuan që para një viti u zhvillua në Pallatin e Sportit konkursi “Hip-Hop competition”. Dhe në atë aktivitet u vlerësuam me çmim të dytë. (Best floë) Sigurisht, u ndjemë të lumtur e të gëzuar, sepse marrja e atij çmimi ishte edhe një nxitje për ne që të krijonim dhe të këndonim edhe në të ardhmen.

-Keni qenë të ftuar në emisionin Zonë e Lirë që drejtohet nga Arian Çani.

Emiljani: Po, kemi qenë tek emisioni “Zonë e Lirë” që e drejton Arjan Çani. Ishte mënyra më e mirë për të perfomuar videoklipin tonë. Edhe atje u ndjemë shumë të emocionuar dhe të gëzuar, jo sepse ne atje prezantuam klipin tonë, por ishte një emision i drejtpërsëdrejti dhe për ne, ishte dalja e parë në televizor.

Vëllezërit Simsia: Tek “Zonë e Lirë” kishte shumë të papritura të këndshme për neve, por për ne (Panajoti dhe Odisea Simsia)  e papritura e madhe ishte, sepse në atë mbrëmje atje ishte i ftuar edhe këngëtari i mirënjohur, Frederik Ndoci, mik i babit dhe i familjes sonë, që ne e kemi njohur që të vegjël në Nju Jork dhe e takuam atë pas disa vitesh. Sigurisht, jo vetëm që u gëzuam, por edhe u emocionuam shumë…

-Si e ka pritur publiku grupin tuaj.

Publiku, shokët tanë, sigurisht, na kanë pritur shumë mirë, veçanërisht që kur kënduam këngën e parë, sepse për publikun ishte një stil komplet i veçantë i të kënduarit në dy gjuhët shqip-anglisht. Duartrokitjet që ne marrim, përshëndetjet e përzemërta kur ne ecim në rrugë, vlerësimet dhe komentet  e shumta që na bëjnë në youtube, tregojnë se publiku na pret mirë. Madje në youtube, ka edhe nga ata që na bëjnë komente pozitive, që ne nuk i njohim fare. I vlerësojmë dhe i falënderojmë të gjithë ata dëgjues dhe komentues.

-Televizioni Shqiptar organizoi Festivalin e 11-të të Videoklipit Shqiptar (Netët e Klipit Shqiptar). Ju në atë festival u vlerësuat me  çmimin: “Klipi më i mirë Best Hip Hop 2012”. Sigurisht, është një sukses i madh për juve. Si u ndjetë pas marrjes së atij çmimi?

Kur para një viti u vlerësuam me çmimin “Best Floë” në konkursin që u zhvillua në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, u ndjemë shumë të lumtur. Por,  marrja e këtij çmimi, e këtij titulli është një gëzim dhe lumturi për të gjithë neve që do na mbetet e paharuar në kujtesën tonë; pse jo edhe në jetën tonë. Marrja e atij trofeu ishin emocione dhe lumturi që rrallëherë përjetohet, sepse në atë festival ishin edhe emrat më të njohur të ekranit: Mc Kresha, Baba stars, 2 po 2. E falënderojmë jurinë e Festivalit për vlerësimin, sepse ai çmim është edhe një nxitje për ne në të ardhmen…

-Çfarë mendoni për të ardhmen tuaj si grup?

Gjithmonë mendojmë që të krijojmë dhe të këndojmë këngë të pëlqyera për dashamirësit e rrymës hip hop. Dëshira jonë është që edhe të aktivizohemi në aktivitetet e ndryshme artistike kombëtare që zhvillohen në Shqipëri…