Grabitet me armë Kim Kardashian në Paris, i vidhen 11 milionë dollarë

504
Sigal

Gazeta Telegraf/

Kim Kardashian ka
mbetur e ‘tronditur keq’ pasi ishte në shënjestër të grabitësve në një
apartament në Paris të hënën në mëngjes.

Mediat angleze
raportojnë se ylli 35-vjeçar i janë vjedhur stoli në vlerë rreth 11 milionë
dollarë.

Vjedhja u krye nga
pesë burra të armatosur të maskuar të veshur si policë. Burrat një kuti me
stoli në vlerë prej 6.7 milionë dollarësh (gjashtë milionë euro) dhe një unazë
në vlerë prej 4.5 milionë dollarë (katër milionë euro).

Policia ka marr në
pyetje një fotograf. Ai thuhet se ka pasur qasje në një restorant ku ajo dhe
familja e saj kishin ngrënë javën e kaluar, duke paraqitur si një polic.

Kim dhe burri i saj Kaney West gjenden nga e mërkura në
kryeqytetin francez, atje ku po mbahet Java e Modës.