Gorilla e pacipë, por nuk është ashtu siç duket

532
Një gorillë 190 kilogramëshe ka treguar anën e vet të pacipë, duke tallur një vizitor me gjuhën e tij.

Gorrilla e maleve në Kiondo dukej se ishte shumë në humor kur vendosi të komunikonte me njerëzit në Parkun Mjedisor Zoologjik të Paigntonit në Devon.

Një 14 vjeçar i quajtur Miriam Haas, shfrytëzoi me shpejtësi rastin duke bërë foton.

Një zëdhënës i kopshtit zoologjik tha se gorilla e tyre e dashur, e cila erdhi tek ata nga Shtutgarti, Gjermani, po nxirrte gjuhën duke realizuar një formë komunikimi joverbal.

“Ashtu si njerëzit, gorillat përdorin të gjitha shqisat e tyre për të komunikuar – shikim, tinguj, prekje dhe erë. Ata grinden, thërrasin, miratojnë pozicionet e ndryshme të trupit dhe tërheqin fytyra për të treguar gjendjen shpirtërore”, tha zëdhënësi. 
Sigal