Gjithmonë vonë? Ja justifikimet për të dalë nga situate nga një mik që jua do të mirën

904
Sigal

Për një kohë të gjatë, më pagëzuan si vajza që nuk ishte “Fare, fare, fareee tip korrekt”.


Këtë të keqe ja bëra vetes sepse në një intervistë të rastësishme në rrugë, shpjegova se si jam gjithmonë me vonesë dhe si një e “vonuar kronike” duhet të mirëkuptohem.

Por ka raste, që njerëzit nuk janë dhe aq të mirëkuptueshëm. Sidomos disa njerëz që t’i njohin këto huqe dhe janë lodhur.

Sekreti është kreativiteti dhe mbajtja gjallë e nervit. Nëse i thua vetes: “PSE JE KËSHTU PSE VONOHESH GJITHMONË?” kur arrin te personi të cilit mund t’i referohemi si “I gënjyeri”, mund t’i japësh justifikimin tënd dhe nervi që ke me veten të ndihmon për t’a bërë të duket sa më real.

Me këtë këshillë vath në vesh dhe këto justifikime në xhep, keni më shumë mundësi t’ja hidhni paq edhe disa herë të tjera.

 

1. MË BËRI PIS QENI DHE DUHET TË NDËRROHESHA

1._qeni.jpg

Ok, kjo funksionon nëse ke qen, por mund të jetë dhe një qen rruge me të cilin ti vendose të luash për pak. Unë kam një qen të madh të bardhë dhe zakonisht them: Isha veshur me të zeza dhe mu hodh sipër më mbuloi me qime, ndaj duhet të ndërrohesha.

Gjithësesi, qeni mund të përdoret në shumë mënyra; bëri çiçin nga emocionet dhe mu desh të pastroj shtëpinë, hëngri këpucët dhe mu desh t’a mbaja larg mamit dhe t’I bëja moral, etj.

 

2. NUK KISHA ÇELËS DHE ISHA VETËM NË SHTËPI

dj-khaled-key-emoji.jpg

Ah, klasikja. Kjo është më e shpeshta: “Më fal se gati isha, por s’kisha çelës dhe isha vetëm në shtëpi. Më duhej të prisja nënën të vinte të mbyllte derën sepse s’mund ta lija shtëpinë hapur”.

Dhe sigurisht , që e mjera unë nuk kisha zgjidhje përveçse të prisja. Por kini kujdes mos t’a përsërisni këtë gënjeshtër me të njejtit njerëz, sepse thjesht do dilni zbuluar.

 

3. NGECA NË ASHENSOR

ashensori.jpg

Në punën time të vjetër, ashensorët kishin goxha probleme dhe jo rrallë ndodhte të ngecnin. Kur më priste dikush poshtë zyrës, dilja me një frymë (mbasi isha 20 minuta me vonesë) dhe ankohesha se si këto ashensorë po na bëjnë të na kalojë jeta para syve përditë.

 

4. MË SHAU RROBAT MAMI

mami.jpg

Kur je vajzë, ky justifikim funksionon, sidomos me vajzat e tjera që e dinë sa gjykojnë mamat. Mua madje më ndodh shpesh që mami të më thotë në minutë të fundit “nuk më pëlqen se si je veshur” dhe sigurisht unë nuk mund të dal nga shtëpia pa aprovimin e të plotfuqishmes se më ngel mendja gjithë ditën. Por zakonisht kur mami i bën këto komente, unë jam vonë vetë dhe mendoj “U vonova që u vonova, pse të mos të marr kohë të ndërrohem edhe të dal si rob?”. Dhe po ta mendosh thellë thellë, nuk është gënjeshtër 100%, pasi pjesërisht po thua të vërtetën.

 

5.NGECA NË TRAFIK

trafik.jpg

Jo nuk kam makinë, por duke qenë se jam gjithmonë vonë, shpesh lëviz me autobuz. Kjo është perfekte pasi të gjithë e dinë sa vonohen autobuzat dhe të gjithë e njohin trafikun. Nëse keni makinë është bonus pasi përveç trafikut, mund të thoni që nuk po gjenit parkim ose t’a bëni jetën tuaj më interesante dhe të thoni se ju ndaloi një polic.

 

6. NUK KISHA UJË

dush.jpg

Pse zhuls je ti të dalësh pa u larë? Normalisht që do t’a presësh ujin të vijë. Pse do t’a turpëroje dot në atë farë feje veten, a do t’a ulje reputacionin tënd, familjen tënde dhe personin që ke dalë? Jo. Duhet tw jesh i paraqitshwm dhe i pranueshwm pwr shoqwrinw, pwrndryshe s’dalim. Sigurisht që kjo ishte një e papritur, sepse kishte kohë që nuk ikte uji dhe se kishe llogaritur kur te dilje për të arritur në kohë. Ja ku iku dhe një justifikim tjetër.

U ZURA ME TË DASHURIN/DASHURËN

Nëse ruan “autonervin” që permendëm më parë dhe i del përpara “të gënjyerit”, mund t’i thuash se je zënë me të dashurin/dashurën dhe se nuk do të flasësh për këtë punë pasi je me nerva; ishte diçka pa lidhje që të hutoi dhe vonoi kot. Asnjëri nuk do të ndërhyjë në punët e zemrës dhe do t’ju lënë të qetë, madje dhe do ju pyesin vazhdimisht: “A je OK?”. Potencialisht do të ndryshojnë opinion edhe për partnerin tuaj, me idenë se s’ju lë të qetë gjatë gjithë kohës.

S’është punë për njerëz me ndërgjegjie të fortë kjo, ndaj mendohuni mirë.

635771654119967896-1715134421_936222_626167574079849_1009230770_n-660x400.png

 

8. SPO NDIHESHA MIRË DHE VOLLA

shutterstock_610873403.jpg

Siç thashë, nuk është punë për njerëz të dobët sepse do t’ju pyesin vazhdimisht nëse po ndiheni më mirë apo jo, do t’ju bëjnë moral përse dolët apo psë po merrni alkool, mundësisht do ju thonë të shkoni të vizitoheni, etj etj. Pra është justifikim me zarar i cili mund t’ju përndjeki gjatë dhe se di a ja vlen gjithë ai mundim për një të dalë. Por mund të jetë goxha efektiv për raste emergjente dhe të rëndësishme.

Pra, unë e shkruajta këtë mini manual, me vetdije të plotë që miqtë e mi do t’a lexojnë dhe do më urrejnë pak më shumë se zakonisht pasi do t’ju kujtohen të gjitha herët që i kam përdorur. Mua ma kanë pirë lëngun, ama më kanë funksionuar për disa kohë, ndaj po e lej këtë material si trashëgimi për brezat pasardhës të “të vonuarve kronikë”.

Gjithsesi, do arrijë një pikë që miqtë tuaj do ju pranojnë siç jeni dhe nëse lini takim në 12:00 ata do t’a marrin për të mirqenë që do të takoheni në 12:30 dhe nuk do t’a bëjnë gafën e të shkuarit në kohë në pikën e takimit dhe të fillojnë me ankesat.

Deri atëhere, urdhëroni.