Gëzim Zilja: Beteja e fundit e Suljotëve, mbështetur në këngët historike

830

Sigal

Ali Pashai iu
drejtua Sulit tre herë për ta pushtuar më 1790 më 1800, dhe 1803. Në luftërat që
zhvilloi për zgjerimin e pashallëkut të tij, por edhe për llogari të Sulltanit,
deri në Bullgari, fillimisht përpiqej të joshte kundërshtarët me premtime të
shumta, mjafton të dorëzoheshin e të ktheheshin me gjithë pronat e tyre, në
argatë ose skllevër të tij. Në rast të kundërt tërbimi dhe hakmarrja nuk
njihnin kufi. Në operacionet ndëshkimore të fushatës së vitit 1803, që zgjati
tre vjet, ai si gjithmonë veproi me egërsi të pashoqe. Në krye të fushatës do të
vinte të birin, Veli Pashën. Në poemën e Haxhi Sheretit bashkëkohës i Ali Pashës
dhe poet i Oborrit thuhet:

I
drejtohet Veli Pashës

 Sulin ta shikosh më parë

duhet
vënë shkelur nën këmbë

Maleve
të egër çoju

zjarrin
gjylen më të rëndë.

 Mbas betejave të gjata dhe të
përgjakshme me premtimin e Ali Pashës se luftëtarët, që do të braktisnin Sulin
nuk do të prekeshin, pjesa më e madhe e tyre nën udhëheqjen e Foto Xhavellës,
Dimo Dhrakos, etj, u larguan në drejtim të Pargës dhe ishujve të Jonit. Aliu kërcënoi
parganjotët dhe të mos i strehonin suljotët me qëllim të iknin sa më larg e të
mos bënin më kërcënim për të. Sipas Haxhi Sheretit:

            Urdhër
çoi Ali Pashai:

            ’’Vatrën
mos ua hapë asnjë

            Ndryshe
le ta dish fort mirë

Ti
moj Pargë ke llogari

Tërë
harxhet e suliotëve

            do
paguash një nga një.

Llogaria
është e rëndë

            kur
mbi ju unë të ve dorë

Do
t’u shtrydh e t’u vë sipër

            Arapçinë(Isuf
Arapin) more të gjorë.

 Aliu kërkon, që njërin nga
drejtuesit e suljotëve, plakun Kiço Boçari, dikur mik i ngushtë me të, ta
dërgonte të bindte suljotët, që vazhdonin rezistencën të dorëzoheshin. Përgjigja
e Kiço Boçarit, (Edhe ky një legjendë e rezistencës suljote, babai i tetëmbëdhjetë
fëmijëve, mes të cilëve edhe Marko Boçari) ishte:

            Nuk
të vij Ali Velia

Kam
mësuar ç’plane ke


litar unë dhe fëmija

 Dhe në thënça të vërtetën  

prapë
ti nuk do më besosh


më shtrish me shpatën tënde

Veç
atëherë do të gëzosh.

Kurrë
në jetë nuk u gënjeva

s’u
zvarrita për lëmoshë

Do
qëndroj lart mbi Xhumerkë

            (mal në Sul)  derisa të bëhem shoshë.

 Pjesa e suljotëve që nuk u largua, organizoi
rezistencën. Një grup prej 500 ( në disa këngë thuhet 300) burrash i udhëhequr nga
një prift me emrin Samui(e)l luftuan derisa mbetën katër vetë. Duke parë se nuk
kishte rrugë tjetër, pritën sa të afroheshin forcat kundërshtare dhe hodhën në
erë depon e barotit aty pranë, duke u shuar me gjithçka. Sipas Haxhi Sheretit:

            Gjithë
Suli po dorëzohej

Veç
ai nuk pyet njeri

Se
nga pas i flet demoni

rebelim,
luftë, prapësi

Mos
u jep, i thotë demoni

 mbaje fort nderin, që ke

Dhe
ata që u dorëzuan

            shumë
shpejt do të pendohen

            Prapë
ata te Kallogjeri(Prifti Samuel)

do
të vijnë të përgjërohen.

 Njëmijë suljotë
të tjerë, burra, gra e fëmijë, u strehuan në shkëmbinjtë e Zallongut, ku
organizuan një qëndresë të përgjakshme, duke mos rënë asnjë rob. Vallen e kënduar, ‘’Lamtumirë o Sul’i
shkretë’’, të grave të Sulit, do ta vendosja në kryeveprat e folklorit botëror.
Shprehja ‘’vaj me det’’, që do të thotë ‘’të vajtosh e të derdhësh lot sa
deti’, është unike në fjalorin e popujve
. Pa mëdyshje kjo poezi
lamtumire, është mbi vargjet e lamtumirës, që Bajroni shkruan kur la Anglinë.
Janë ulërimë, dhimbje, krenari e mall, që pikon gjak, sot e kësaj dite. Vallja-këngë
përjetëson veprimin e grave të Sulit, që u hodhën nga Shkëmbi i Zallongut me
fëmijët në krahë, për të mos rënë në dorë të Veli Pashës.

Po
të lëmë o Sul i shkretë

Vaj
për ne, vaj me det

 Gjithë helm e lot në si(y)

Kujtona
me dhimsuri

Vaj
për ne, vaj për ti

Kini
shëndenë ju kronje(kroje)

O
ju llaka, stane honje(hone)

Qafa(emër
fshati) s’rron dot pa ne

S’rron
dot pishku(peshku) ne stere

Vaj
për ti e vaj për ne Lulja s’rron në lagësi(det)

Dhe
suljotët pa liri

Vaj
për ne e vaj për ti…

 Lamtumirë o fusha male

neve
vdesim pa frikë fare

Jemi
bila(bija) shqipëtare

vdesim
duke hedhur valle

Lamtumirë
o Sul i shkretë

Lamtumirë
për gjithë jetë.

 Henri
Holland, në veprën e tij, ‘’Mjek te Ali Pasha’’, të vitit 1812 shkruan: Ata ishin shqiptarë me origjinë, që i
përkisnin asaj pjese të popullsisë të quajtur Tzamidhes (çamë). Veçoria e
pozicionit u kishte dhënë një egërsi dhe guxim mashkullor karakterit të tyre, që
i dallonte nga fiset e tjera
. Libri,
bot. shqip. fq, 157.
Liria dhe lufta për ta mbrojtur tokën e tyre, vendosin
madje edhe shkallët jerarqike në atë popullsi. 
Holland shkruan: Tregohet si
ngjarje që në njërin nga burimet e Sulit, gratë vendosën radhën e mbushjes së
ujit sipas shkallës së trimërisë, që burrat e tyre kishin shfaqur në luftë fq. 58…
Ndërsa Pukëvil, konsulli francez te Ali Pasha, në librin e tij me kujtime,
të vitit 1806, pohon: Luftërat e suljotëve
janë me nam. Të gjithë suljotët si racë i ishin përkushtuar çështje së lirisë
fq.36.
Dhe më tej: Aliu ishte
përpjekur më kot t’i nënshtronte suljotët midis atyre shkëmbenjëve.. 
 Ja
si vjen kënga nga thellësia e shekujve:

            Kala
e Sulit moj Tripë

Njëzet
gjule më një

ditë

flakë
t’u dhezë frëngjitë

i
keshe djeltë astritë

Kiço
Suli nishanlli

            zgjodhi
dashin në ordhi

goditi
pashanë në si(y)

 plumbnë e ditë ia dha në gji.

            Dhe kënga
tjetër:

Dëgjo
Beqir Xhagajduri

a
ke parë plumb kauri?


të shkon si halë gruri?

            S’është
kollaj të merret Suli

janë
gjithë gërçe guri

Pas pushtimit të Sulit një pjesë e popullsisë kalon
në Pargë dhe tjetra në Korfuz dhe ishujt e detit Jon. Por edhe në këto kushte,
rezistenca e suljotëve nuk pushon. Në vitin 1804 kemi një Besëlidhje të
krahinës së Çamërisë kundër pushtimit të Ali Pashës. Kënga vjen e plotë, e qartë,
me vargje të kursyera, por me një informacion që nuk le dyshime mbi vërtetësinë
e ngjarjes.

Tetëqind
e katër viti

Çamëria
krie ngriti

Ç’ishte
mbushur Parga plot

me
filaqotë e sulotë

prevezan’
paramëthjot

            Margëllëç,
gumenicjotë


gjithë fjalën e dhanë

 të lëftojnë Ali Pashanë


Pargë u dha ikrari

Foto
Xhavella i pari

Prronjua
(Elmaz Prronjua) dhe Hasan Çapari

Lefterhorin
e liruan

            Po
Janinë dot s’e muarën.

 Edhe kjo orvatje si thotë kënga dështoi.
Por luftëtarët suljotë me në krye trimin Foto Xhavella, nuk hoqën dorë. Pasi
kaluan në Korfuz, tre vjet më vonë (1807) ranë në marrëveshje me rusët, të
ndihmuar nga këta, të çlironin Sulin, e të kalonin sërish në tokat e  të parëve. Kënga është botuar fillimisht nga
Thimi Mitko te ‘’Bleta shqiptare’’ më 1881:

Ti
more Foto Xhavella  

 seç na bëre me kapella

Seç
u premë e seç u vramë

Sul
e shkretë ku e lamë  

Ali
Pashait ia dhamë

 Natë e ditë rrimë e qajmë

Fati
në Korfuz na hodhi

zumë
dorë te Moskovi  

Me
moskovë lidhëm kuvëndë


vemë e të marrim vëndë

Vem
e vdesim në dhe tënë
.

Në variantin puro
çam kënga thotë:

 O more Foto Xhavella

more
Foto shqiptari

            pse
na bëre me kapella

Me
kapella e me sime’(flamur)

po
ti Sulin ku e le?

Ju
a le turqve raje’

Nat’
e ditë rrimë e klajmë

bukënë
me lot e hamë

vendet
tona i këjtojmë

 Dhëmbasin (mal i Sulit) nuk e harrojmë

Megjithëse Foto Xhavella i bëri suljotët me kapella,
(i organizoi në formacione ushtarake të rregullta) çlirimi i Sulit mbeti në
tentativë, sepse Paqja e Tiflisit ia
kaloi Korfuzin francezëve. Ishte përpjekja e fundit e suljotëve, e asaj race të
pastër shqiptare, për të populluar viset e tyre, tashmë të kthyera në toka shkretë,
nga veziri i Janinës.