Genta Ismajli sapo çoi trendin më të ri të flokëve në një tjetër nivel

512
Sigal

Nëse mendonit se unazat në flokë ishin të guximshme, prit të shihni çfarë ka bërë Genta Ismajli. Këngëtarja nga Kosova nuk është mjaftuar me të ashtuquajturat ‘piercing për flokët’, por ka mbuluar të gjithë kokën me paramanda të kapura pas gërshetave. Trendi i aksesorëve për flokët ka filluar vitin e kaluar, por nëse më parë konsiderohej i guximshëm, tani po e bëjnë të gjithë, nga personazhet e huaja e deri tek ato shqiptare. Por askush nuk e kishte sjellë deri tani si Genta, eksperimenti i së cilës është pëlqyer edhe nga ndjekësit në Instagram.