Gazeta Telegraf/Flet solistja Adela Muçollari: “Carmina Burana” dhe përvoja ime me koreografin Youri Vamos

551
Sigal

 

Intervista/ Flet solistja
e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Adela Muçollari

 

 

Inetrvistoi: Gerjola
Çaushi

Nën drejtimin e
dirigjentit italian Alessandro Cadario, baleti “Carmina Burana” përsëriti
sërish suksesin që në premierën e tij të parë. Ky balet ka çelur sezonin e ri
artistik. Drejtoresha e sapo emëruar Zana Çela mendoi që t’i risillte publikut
në skenë një nga premierat më të suksesshme të sezonit të kaluar, ku marrin
pjesë mbi 200 artistë dhe alternohen këngët e korit, muzika orkestrale dhe
performancat e baletit. Edhe në këtë ringjitje të premirës: “Carmina Burana”,
publiku dhe duartrokitjet e tij nuk munguan. Interpretimet emocionuese të
trupës së balerinëve dhe interpretimi mjeshrërori i korit emocionuan publikun.
Në mënyrë të veçantë spikati loja emocionuese e solistes, Adela Muçollari.

 

Rikthehet sërish
“Carmina Burana” në skenën e TKOB. Çfarë emocioni është për ju Adela që rihapni
edhe këtë vit sezonin e teatrit?

“Carmina Burana” është
një vepër shumë e njohur për të gjithë artdashësit. Muzika e Karl Off-it është
drithëruese dhe të kërcesh Karminën nën tingujt e saj është një magji. Të
hapësh sezonin e teatrit është gjëja më e mrekullushme për një artist. Unë jam
shumë e lumtur që koreografi Youri Vamos ma ka besuar mua këtë vepër. Dhe
ndihem shumë e plotësuar që hapja e sezonit ishte në nivel shumë të lartë.

 

Është e vështirë puna
me koreografë të huaj? Si ishte bashkëpunimi juaj me koreografin hungarez Youri
Vamos?

Me çdo koreograf që
punon nuk është e thjeshtë, pasi çdo koreograf kërkon maksimumin për baletin e
tij. Secili prej tyre ka kërkesa të veçanta,madje ndaj çdo roli. Me Youri Vamos
ka qenë një punën intensive, pasi maestro Youri kishte kërkesa të larta. Ai
kërkonte një interpretim shumë të thelluar, pëveç zotërimit të teknikës së
lartë dhe përçimi i saj te spektatori. Por falë kësaj pune të madhe unë arrita
të realizoj një Karmine siç e kishte perceptuar maestro  Youri e qëspektatori e pëlqeu dhe e duartrokiti.

 

Ju kam parë në një
formë të shkëlqyer në këtë shfaqje. Kishte nëtë; emocion, intepretim dhe
ekzekutim me nivel shumë të lartë artistik. Si e arrin Adela këtë, të jetë
gjithmonë lart e më lart? Kush është sekreti juaj i performancës?

Të falenderoj për
gjithë këtë vlerësim. Unë në çdo balet që interpretoj e studioj shumë rolin
tim, pasi për balerinin është shumë e rëndësishme që të depërtojë tek publiku
si me interpretim ashtu edhe me teknikën. 
Sekreti im nuk është i fshehtë. Unë kam zgjedhur rrugën e punës për të
ngjitur shkallët e karrierës sime, pa harruar atë të studimit të karrierës së
kolegeve të mia. Dhe puna sistematike,
përkushtimi i përditshëm më sjell mua kënaqësinë edhe suksesin.

 

Duhet të jetë e
vështirë jeta e një solisteje baleti?

Druaj se po! Duhet
shumë disiplinë në jetën e përditshme dhe shumë korrektesë në punën e çdo dite.

 

Kush është personi që ju
qëndron në çdo moment pranë ose mund ta quanim si çelësi i suksesit për Adelën?

Personi që mua më
qëndron në çdo moment në krah është mamaja ime. Unë me të jam shumë e lidhur
dhe ajo është në çdo moment pranë meje. Gjithashtu kam dhe Anxhelon, vëllain
tim me të cilin shpesh herë edhe kërcej që më është bërë një mbështetje jashtë
mase e madhe.

 

Si është sezoni i ri
artistik?

Me shumë shfaqje dhe me
shumë punë. Do të ketë shfaqje shumë të bukura për publikun.

 

Ka ndonjë surprizë këtë
vit Adela?

Ky vit është i mbushur
me shumë projekte, mër mua dhe trupën e TKOB, por do jetë koha ajo që ka për
t’i zbuluar pak nga pak. 

“Som”   Sekreti im nuk është i fshehtë. Unë kam
zgjedhur rrugën e punës për të ngjitur shkallët e karrierës sime, pa harruar
atë të studimit të karrierës së kolegeve të mia. Dhe puna sistematike,
përkushtimi i përditshëm më sjell mua kënaqësinë edhe suksesin.