Gafurr Duda: Dija në UMB është fuqi

953
Historiani i njohur shqiptar Marin Barleti është pjesë e rëndësishme e brezit të humanistëve shqiptarë të shekujve XV-XVI. Ai mori famë kur publikoi Magnus Opus-in në Romë, rreth viteve 1508 – 1510. Vepra e tij madhore ishte historia e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Falë veprës së Marin Barletit, legjenda e Skënderbeut u kthye në një simbol të lirisë evropiane. Puna e Marin Barletit pati jehonë të madhe dhe u botua në gjuhë si latinishtja, frëngjishtja, spanjishtja, greqishtja, rusishtja etj. Shkrimet e tij frymëzuan shumë shkrimtarë e muzikantë, të cilët krijuan vepra të tjera mbi Skënderbeun. Marin Barleti mbetet ende sot një shembull frymëzues i humanistëve dhe akademikëve shqiptarë. Universiteti ynë është krenar të mbajë emrin e tij, e të çojë përpara traditën iluministe. Siç Marin Barleti shkroi historinë e Skënderbeut ashtu dhe institucioni ynë kërkon të shkruajë copëzën e tij të historisë akademike. Universiteti “Marin Barleti” është një ndër institucionet e para akademike private me formimin e tij që në vitin 2005, duke festuar sot 10 vjetorin e aktivitetit te tij.

Që në themelimin
Që në themelimin e tij Universiteti Marin Barleti është udhëhequr nga motoja “ scientia potestas est” që do të thotë “Dija është fuqi” . Në këtë frymë stafi ynë pedagogjik është munduar që të përçojë atë pjesë të virtytit që qëndron në arsim dhe pjesën tjetër që konsiston në praktikën duke nxitur studentët që çdo dije teorike të marrë nga pedagogët më të mirë të fushës akademike t`i materializojnë edhe në praktikë. Një nga të veçantat e mësimdhënies në universitetin tonë konsiston në faktin që pedagogët tanë jo vetëm përhapin dije dhe zgjerojnë horizontin e studentëve, por edhe i edukojnë e mentorojnë ata. Misioni i edukimit është një mision fisnik i lashtë sa vetë njerëzimi. Madje vetë filozofi i mirënjohur grek shprehej se “Edukimi është sigurimi më i mirë që mund të lësh mënjanë për në pleqëri”, duket se Universiteti Marin Barleti këtë parim të lashtë sa vetë bota e ka përafruar më së miri duke inkurajuar dhe siguruar edukimin dhe arsimimin e brezave për gjatë gjithë jetës, ose siç sot njihet me termin “life long learning”. 

Metodat e mësimdhënies
Metodat e mësimdhënies të përdorura nga një staf akademik i mirëpërgatitur ku mbi 90% e tij janë të studjuar në universitetet më të mira perëndimore me rezultate të shkëlqyera, janë nga më bashkëkohoret dhe interaktivet. Pedagogët sjellin në çdo orë leksioni risitë më të fundit shkencore dhe akademike, ndërsa studentët si një tokë e mirë përthithin dijen duke e përvetësuar atë e më pas duke e përdorur në ndihmë të komunitetit. Metoda e stimulimit dhe nxitjes së pjesëmarrjes së studentëve është një mënyrë specifike e përdorur nga pedagogët sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare. Pedagogët në Universitetin Marin Barleti përçojnë ndjesi vlerësimi dhe respekti tek çdo student, me anë të evidentimit të individualitetit të secilit student, duke e bërë secilin student të ndihet i domosdoshëm dhe i dobishëm për komunitetin barletas. 
Por a mundet të bëhet një mësimdhënie cilësore dhe jetëgjatë në mungesë të një mbështetjeje ekonomike të vazhdueshme dhe të sigurt?
Patjetër që jo. Pikërisht kanë qenë dhe janë themeluesit e këtij universiteti nën drejtimin e z. Gafurr Dudaj të cilin universitetin e kanë parë si qendër të dijes dhe të shkencës dhe jo si një mjet fitimprurës. Aktivitetet e tjera ekonomike që zotëron Grupi Dudaj si: Hotel Adriatik 5*, Shtëpia Botuese Dudaj dhe Shtypshkronja Gutenberg kanë qenë që në fillim mbështetës të botës së dijes dhe aktivitetit universitar, duke i krijuar këtij të fundit të gjitha lehtësitë infrastrukturore dhe logjistike të domosdoshme. 

Ambientet e përsosura dhe investimet në sport
Ky universitet ka 2 kampuse kryesore: njërin me 4 godina moderne pranë digës së liqenit, me dy auditorë amfiteatër përkatësisht me kapacitet 150 persona dhe 80 persona si dhe mbi 30 klasa mësimi moderne, me bibliotekë, kafeteri, ambient studentor, sallë shfaqjeje filmash. Universiteti Marin Barleti është i vetmi universitet jopublik i cili ka një radio studentore e cila transmeton online, Youthradio. Kampusi tjetër ndodhet në Selitë, me më shumë se 20 klasa, ambiente administrative, bibliotekë, kafeteri, 2 laboratorë kompjuterësh, etj. Akoma edhe më unik bëhet Universiteti Marin Barleti duke i kushtuar një vëmendje të veçantë sportit dhe rekreacionit. Që në vitin 2005 z. Gafurr Dudaj një adhurues i volejbollit formoi skuadrën e parë të volejbollit për femra në një universitet jopublik. Kjo skuadër shumë shpejt u federua dhe nën udhëheqjen e mjeshtrit të madh të sportit z. Kreshnik Tartari filloi të ngrihej në klasamentet e Federatës Shqiptare të Volejbollit. Aktualisht kjo skuadër është 3 herë kampione e Shqipërisë dhe e Kupës së Kupave. Në ambientet e UMB gjendet dhe një minimuze ku janë ekspozuar të gjitha kupat, titujt e nderit dhe fitoret e arritura nga Barleti Voley dhe studentët barletas në fushat e dijes dhe të shkencës. Por investimi në sport dhe rekreacion, nuk ndaloi me kaq. Familja Dudaj së bashku dhe me profesoratin e nderuar të Universitetit Marin Barleti menduan që të mos qëndronin vetëm në rolin e mbështetësve por kësaj here të hapnin të parën diplomë në degën e Edukimit Fizik dhe Sporteve ne vitin 2011. Kjo degë është mjaft e preferuar nga të rinjtë vendas, ndërsa mësimdhënia ofrohet në kushtet më bashkëkohore. Universiteti Marin Barleti është vetmi institucion privat i arsimit të lartë i cili ka terrenin e tij sportiv, palestrën moderne si dhe laboratorin e fizioterapise së sportit. UMB është duke plotësuar të gjitha kushtet për plotësimin e studimeve bachelor në Edukim Fizik dhe Sporte dhe me ciklin e studimeve master. Aktualisht dega bachelor është e akredituar dhe numëron mbi 350 studentë në të tre vitet e studimit bachelor. 
Vlerat e Universitetit Marin Barleti
Vlerat e Universitetit Marin Barleti konsistojnë dhe në vizionin e këtij institucioni në të cilin është investuar financiarisht por dhe në kapital human që mësimi përveçse të jetë cilësor dhe bashkëkohor, të jetë një edukim evropian. Me edukim evropian universiteti Marin Barleti nënkupton të qenit një qendër e mendimit politik, ekonomik, juridik dhe shkencor nën frymën kritike që shoqëron cdo akademik por nga ana tjetër i jep dhe lirinë për të qenë i pavarur, i departizuar, i politizuar dhe i vlerësuar. Liria akademike është e shenjtë për universitetin Marin Barleti pasi kjo liri akademike krijon liri mendimi dhe veprimi të pedagogëve duke pasur një qëllim përçimin e dijes të pastër dhe kokëforte, përçimin e të vërtetës së pastër dhe të pa shtrembëruar politikisht. E vlerësojmë këtë liri, pavarësi ekonomike dhe politike si një aset shumë i rëndësishëm për krijimin dhe ruajtjen e një mjedisi akademik të mirëfilltë, ku primare është DIJA. 

Stafi akademik
Cdo universitet vlerësohet nga disa faktorë, por është e qartë që stafi akademik është elemeti më kryesor nga i cili varen në mënyrë të ndjeshme rezultatet. Universiteti “Marin Barleti” u themelua duke e mbajtur parasysh këtë element. UMB angazhoi që në fillimin e tij personalitete të fushave si: akademikun Luan Omari, Prof. Ali Dhrimo, Prof.Dr. Nikolla Dhamo, Prof.Dr. Gezim Hadaj, Prof.Dr. Mina Naqo, Prof.Dr. Viktor Kabili, Prof.Dr. Rahmi Memushaj, As.Prof. Katina Drenova, As.Prof. Flutura Kalaja, Prof.Dr. Arben Vërçuni, As.Prof. Drini Salko, etj. Drejtimi i universitetit iu besua profesorëve me përvojë mbi 25 vjeçare në arsimin e lartë: rektor i universitetit u emërua Prof. Dr. Nikolla Dhamo, dekan i fakultetit u emërua Prof Dr. Ali Dhrimo, përgjegjës i departamentit të gjuhëve moderne u emërua Prof. Dr. Gëzim Hadaj, më pas u emëruan dekan i fakultetit të shkencave humane Prof.As. L. Hajdaraga prorektore e universitetit dhe përgjegjëse e departamentit të shkencave politike Dr. Zamira Çavo, përgjegjës i departamentit të marketingut Prof.Dr. Bardhyl Çeku, përgjegjës i departamentit të financë-kontabilitetit Prof. Dr. Jorgji Bollano, përgjegjës i departamentit të menaxhimit Dr. Gjin Biba, kancelare e universitetit Dr. Semiha Loca, etj. Pjesë e safit akademik u bënë edhe të rinj që kishin kryer studimet universitare apo/dhe pasuniversitare në perëndim, të cilët të pajisur me metodat më të fundit të mësimdhënies i dhanë UMB-së një profil bashkëkohor duke e mbajtur në ritmin e zhvillimeve perëndimore të arsimit te larte.
Stafi akademik i SHLUJ UMB trajnohet në mënyrë të vazhdueshme dhe asistohet në realizimin e kualifikimeve brenda dhe jashtë institucionit, brenda dhe jashtë vendit, në lidhje me zhvillimet e fundit mbi kërkimin shkencor si dhe teknologjinë e kërkimit. E gjithë veprimtaria kërkimore si dhe kualifikimet e stafit pasqyrohen dhe do të vazhdojnë të pasqyrohen në azhurnimin në mënyrë të vazhdueshme të kurrikulave të BIRD UMB. Ndër vitet ky staf erdhi e u pasuruar duke siguruar një cilësi mjaft të mirë të krahasueshme me universitete në zë brënda apo jashtë vendit.

MARIN BARLETI I SË ARDHMES 
Plani për zhvillimin e kampusit qendror Në mënyrë që Universi teti Marin Barleti të japë më të mirën për arsimin e lartë, është e nevojshme që për veç trupës akademike cilësore, të ndërtohet edhe infrastruktura moderne, që u mundëson studentëve mësimdhënies, studimit dhe kërkimit shkencor. Për të arritur këtë qëllim, Universiteti ka në plan zhvillimin dhe zgjerimin e kampusit qendror, si dhe ngritjen e një kampusi të dy të universitar të fokusuar në kërkimin shkencor dhe studimet pasuniversitare. Me godina të reja të projektuara nga arkitektët e Bolles+ Wilson, Marin Barleti në vitet në vazhdim do t ’u mundësojë studentëve mjedisin uni versitar më modern në Shqipëri.
Vendosur pranë Parkut të madh të liqenit, në zemër të zonës çlodhëse të Tiranës,Universiteti Marin Barleti është një institucion i arsimit të lartë,themeluar mbi vizionin e një grupi akademikësh të shquar shqiptarë për të krijuar një hapësirë arsimore të cilësisë së lartë, që ushtron inovacionin dhe kërkimin shkencor bashkë me një trupë studentësh të I mbështetur mbi traditën akademike të shumë prej pedagogëve më të spikatur në vend, Universiteti ofron programe studimi të akredituara plotësisht të cilat përfundojnë me diploma në 10 fusha të ndryshme, në nivelin Bachelor dhe Barleti mbështet organizimet, klubet e sipërmarrjet studentore dhe përdor kapacitetin intelektual, si inkubator të ideve që do të ndryshojnë të ardhmen.
VISTAS është akronimi që Inovacion, Studenti në qendër, Traditë, Akreditim, Sipërmarrje. VISTAS është fryma e Universitetit Marin Barleti.
VIZIONI i Universitetit Marin Barleti është ngritja e një institucioni lider, që mbështetet dhe çon përpara më të mirën e mendimit intelektual dhe shkencor shqiptar. Ky institucion ofron vlera të vërteta për komunitetin nëpërmjet një edukimi ndërdisiplinor, që përgatit individë me integritet, në një mjedis social aktiv, të ndjeshëm ndaj problemeve të shoqërisë dhe të angazhuar për të ofruar zgjidhje.
INOVACIONI në Universitetin Marin Barleti është meritë e investimit intelektual afatgjatë në fusha të ndryshme të kërkimit shkencor, përmes Institutit Kërkimor Shkencor Barleti, Institutit Shqiptar të Çështjeve Publike, Laboratorëve Multimedialë, Botimeve shkencore dhe sjelljes në Shqipëri të zërit më të fundit të teknologjisë bashkëkohore, përmes Qendrave të studimit të teknologjisë dhe mediave të reja.
STUDENTËT premtimi ynë, se bashkë me ta do të jemi bashkëudhëtarë në hedhjen e bazave të përgatitjes për jetën dhe projektimin e karrierës së ardhshme. Dekani istudentëve se bashku me Unionin Studentor dhe Klubet janë struktura të konsoliduara universitare, të cilat u ofrojnë studentëve tanë një përvojë universitare që vlen për gjithë jetën. Studentët tanë pas diplomimit nuk janë vetëm profesionistë të aftë, por mbi gjithçka qytetarë aktivë, të ndjeshëm ndaj problemeve të shoqërisë dhe të angazhuar për të ofruar zgjidhje.
TRADITA në Universitetin Marin Barleti përfaqësohet nga personalitetet e shquara akademike të vendit, të cilët përbëjnë Bordin që drejton politikat akademike të Universitetit dhe nga një numër i madh profesorësh të mirë- njohur botërisht, të cilët drejtojnë strukturat akademike të Universitetit Marin Barleti dhe sjellin në auditorët tanë përvojë dhe mençuri të vyer, si trashëgimi për brezat që do të vijnë.
AKREDITIMI i Universitetit Marin Barleti u zyrtarizua nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës në vitin 2009, por procesi i përsosjes dhe përmirësimit të standardeve akademikë është një punë që do të vazhdojë në vijimësi. Puna e vazhdueshme e Dekanëve, Zyrave të Cilësisë dhe Departamenteve garanton diploma cilësore dhe formim që i bën studentët e këtij Universiteti konkurrentë të denjë në tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar.
SIPËRMARRJA është fryma që i materializon dijet akademike në iniciativa të prekshme biznesi. Vullneti dhe ambicia që karakterizon njerëzit tanë ilustrohet nga cilësitë aplikative në strukturat Administrative e Menaxhuese të Universitetit. Qendrat për nxitjen dhe zhvillimin e biznesit të vogël dhe të mesëm, sektori inovativ i Marketingut, Inkubatorët e ideve për biznese të reja janë studentët tanë të rinj.

Shkrimi u botua në Gazetën Telegraf të datës 16.12.2015
Sigal