Frikë për Emma Watson, donin ta rrëmbenin gjatë xhirimeve të filmit të ri

528
“Bomba” është lëshuar nga e përditshmja britanike “The Sun”, e cila tregon se një taksist, pasi kishte dëgjuar një diskutim në taksi mes dy personave, ka parandaluar një rrëmbim ndaj aktores së njohur Emma Watson. Ylli 25-vjeçar, është e përkushtuar me xhirimet e “E Bukua dhe Bisha” në Londër dhe është vënë në shënjestër nga dy punonjës të pastrimit të Studios me origjinë nga Europa Lindore. Shumë frikë pra dhe masa sigurie të përforcuara gjatë xhirimeve. Taksisti, i cili kuptonte gjuhën e dy keqbërësve, në fillim i ka dëgjuar në heshtje, pastaj ka njoftuar përgjegjësit e “Shepperton Studios” në Londër. “Emma ka qenë viktimë e dy përndjekësve, – ka thënë një burim anonim, – dhe për këtë ka pasur shumë shqetësim”. Në të vërtetë, gazeta konkurrente britanike “The Mirror”, ka përgënjeshtruar menjëherë lajmin dhe ka folur për “falsitet”. Një gjë është e sigurt, Watson tani është në kontroll 24 orë në 24.
Sigal