Frenki Karaj: Ta jetojmë jetën sikur te ishte dita e fundit

1952
Ajo është rritur në Kanada, por gjuhën shqipe e flet në mënyrë perfekte. Edukimi i saj arsimor ndahet mes Amerikës dhe Kanadasë ku ajo të dyja shkollat i përcakton të cilësisë shumë të lartë. Në Kanada e filloi karrierën e modelingut dhe tashmë kërkesat në Shqipëri dhe vende të tjera janë të përjavshme. Por më shumë se të qenit modele ajo dëshiron të jetë një intelektuale e aftë dhe me karrierë. 
Kur je larguar nga Shqipëria?
-Jam larguar në vitin 2000, kam qenë 9 vjeçe. Ishte një dëshirë e nënës që sot e kuptojmë sa mirë ka bërë. 
Si je ndjere në Kanada dhe a ke pasur shenja racizmi?
-Jam ndjerë shumë mire pasi në Kanada nuk ekziston racizmi, çdo njeri ndjehet i barabartë. Është shtet që ka çdo kombësi. 
Keni disa kërkesa për modele, cila është paraqitja e parë?
-Po, kërkesa për modeling kam pasur plot. Për herë të parë në moshën 18 vjeç, kam qenë modele e kompanisë Carolyn’s Modeling në Toronto por nuk e vazhdova më gjatë pasi me merrte shumë kohë me shkollën e lartë që do vazhdoja. Dhe pse për një kohë ju përkushtova shkollës së lartë, kërkesat për modeling sa vinin dhe rriteshin. Shpesh herë e pyesja veten, sikur t’i përkushtoja pak kohe s’do ishte keq.
Imazhi i kujt jeni aktualisht?
-Aktualisht jam imazhi i “LiliSposa” me fustanet e nusërisë 2015 në Tiranë. 
Si është shkolla kanadeze në krahasim me atë shqiptare?
-Unë kam ikur e vogël nga Shqipëria, në klasën e 4-ët. Nuk ja kam idenë shumë me shkollat shqiptare, por shkollat kanadeze të japin me shumë mundësi për një edukim shkollor. 
Studimet e larta ne Amerike, a ndiheshit e vetmuar?
-Jo, përkundrazi, u ndjeva e mirëpritur nga pedagoget e shkollës dhe shoqëria s’më mungonte. Gjithashtu kishte dhe studentë të tjerë që kishin udhëtuar nga shtete te ndryshme për të njëjtën arsye dhe kjo më bënte të mos ndihesha e vetme apo e vetmuar. Në Amerikë isha vetëm për dy vjet, pasi dy vjet i bëra në Toronto, Kanada. Jashtë orareve të shkollës ka gjithmonë aktivitete që mund të merresh, një arsye tjetër që s’më linte të ndihesha e vetmuar. Por mbi te gjitha familja ime, sidomos mami, më qëndronte pranë dhe pse ishim 1 orë larg me avion. Përveç këtyre, çdo 3-4 javë udhëtoja për në Kanada dhe kështu gjatë gjithë kohës kam qenë gjithmonë aktive, dhe kur je aktive si mund të ndiesh e vetmuar? Pastaj s’më linte njeri mua te ndihesha e vetmuar, gjithmonë jam e rrethuar nga njerëz që më duan.
A ka ndryshime mes Amerikës dhe Kanadasë? 
-Jo, nuk kanë ndonjë ndryshim të madh. Te dyja shtetet, si Kanadaja dhe Amerika, janë vende sociale, multikulturore dhe multi-kombësi. 
A jeni e dashuruar dhe cila është e veçanta në dashurinë tuaj?
Dashuria është një gjë shumë e bukur, sidomos kur besimi, çiltërsia dhe sinqeriteti si mungojnë. Mua këto s’më kanë munguar asnjëherë dhe kam qenë gjithmonë e dashuruar, sidomos me njerëzit që më vlerësojnë si person por dhe kohën që i përkushtoj. 
A ka ndonjë mashkull qe ju ka rrëmbyer zemrën? 
-Hehe, po çfarë të them!? Kam një personalitet ku s’më mungon konfidenca dhe kjo sikur e sfidon pak një mashkull për të më rrëmbyer zemrën. Po është dikush që më ka rrëmbyer dhe ja kam rrëmbyer zemrën dhe që më lumturon shumë. Sigurisht është shqiptar.
Minifundet janë veshje e përditshme apo në raste të veçanta?
– Te dyja rastet janë të veçanta. Më pëlqen të vishem sipas stilit tim dhe kjo përfshin minifundet. Për mua dhe ditët e përditshme janë raste te veçanta, pasi ajo që ikën nuk vjen më dhe pse jo? Ta jetojmë jetën sikur te ishte dita e fundit. 
Ngjyra më e preferuar në veshje?
-Mua me pëlqejnë te gjitha ngjyrat, pasi ato janë pjesë e jetës se përditshme, por do veçoja ngjyrën e zezë. 
E praktikoni plazhin nudo?
-Po, e praktikoja dikur, kur isha 1 ose 2 vjeçe… hahaaaa. 
Cili është mashkulli ideal sipas jush, çfarë duhet të ketë?
-Mashkulli im ideal duhet te ketë xhentilecën, përkujdesjen mbi veten dhe normalisht për mua, zgjuarsinë, humorin dhe thjeshtësinë. 
Ku vihet re maskilizmi i shoqërisë shqiptare?
-Mendoj se meshkujt në Shqipëri janë dominues dhe prepotent, por këto cilësi janë shqetësuese për te gjithë femrat në gjithë shoqërinë njerëzore. 
Ngjyra e preferuar?
-Siç e përmenda me sipër, çdo ngjyrë ka vendin e vet ne shijet e mia por në veçanti ngjyra bojë qiell dhe e kuqe pak me shumë. 
Po syzet, këpucët dhe parfumi i preferuar?
Jam shumë çmendur pas parfumeve, kam shumë por për momentin preferoj Giorgo Armani si dhe Miss Dior. Kam dhe disa palë syze që i ndërroj shpesh si Burberry, Roberto Cavalli, Raybans, Guçi. Këpucët janë hobi im. Mund te kem rreth 70 palë ne gardërobe. Të preferuarat e mia janë Christian Loboutin, posedoj 3 palë për momentin dhe dua të rris koleksionin.
Jeni supersticioze?
-Jo, nuk jam.
Mendoni te ktheheni ne Shqipëri? 
-Jetës nuk i dihet, ndoshta një ditë edhe mund të kthehem por për momentin me pëlqen te kthehem për pushime, pasi në Kanada kam ikur në moshë shumë të vogël dhe kam krijuar një jetë tjetër atje.
Angazhoheni me aktivitete Shqiptare atje?
-Po, kam prezantuar Koncertin e Pranverës, Miss Albania në Kanada si dhe mbrëmjet për Festën e Flamurit. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur. Gjithashtu kam qenë pjesëtare e Grupit të Valleve që kemi kërcyer tek festat tona kombëtare.
Sigal