Franc Kafka, si u nda nga e fejuara e tij, pasi mësoi nga mjekët se vuante nga sëmundja e tuberkulozit

621
Sigal

E vërteta e 111 letrave të tij në adresë të motrës së vogël, lidhjet me familjarët e tjerë dhe defektet shëndetësore

Franc Kafka ka 89 vjet që ka vdekur, por në fakt, ka mbetur i pavdekshëm. Ai u lind më 3 korrik, 1883, në Pragë të Austro-Hungarisë, që sot quhet Republika Çeke dhe vdiq më 3 qershor, 1924, në Vjenë të Austrisë. Kafka është një nga shkrimtarët e historive të shkurtra, mesazhet e të cilit të mbeten në mendje tepër gjatë. Ai është një nga romancierët më të mëdhenj të gjuhës gjermane të shekullit XX. Shumica e shkrimeve të tij, mbetën të pambaruara dhe u botuan pas vdekjes së tij, megjithëse dëshira e tij ishte që ato të asgjësoheshin – janë bërë ikona në letërsinë e Perëndimit. Pjesa e tij më e njohur përfshin një tregim të shkurtër me emërtimin “Metamorfoza” dhe romani i tij i pambaruar “Procesi” dhe “Kështjella”.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf