“Force Awakens”, pritshmëritë e fansave, shumë të larta

525
Filmi i ri “Stars wars: The Force Awakens” pritet të shfaqet në kinema në mes të muajit dhjetor. Ky është episodi i shtatë i sagës së famshme, ndërsa fansat presin të rivizitojnë planetin e famshëm të Jedi-t. Pritshmëritë për filmin e ri janë tepër të larta, aq sa edhe regjisori J.J Abrams duket paksa i stepur. “Si mundet që të arrish pritshmëri të tilla? – shprehet ai në një intervistë për Reuters. Por filmi, thotë Abrams vjen si një performancë e shkëlqyer, me efekte vizuale, muzikë që të prek në zemër, si edhe një histori me personazhe e krijesa të reja, në universin e krijuar nga George Lucas në 1977, versioni origjinal.

“George ka krijuar një botë në të cilën ne dëshironim të ktheheshim për të sjellë një histori që nuk e keni parë ndonjehërë, pra në njëfarë mënyrë në i kthehemi të kaluarës, për të parë të ardhmen.” Për shembull, regjisorët krijuan droids të rinj dhe të ndryshëm nga të parët, por njëkohësisht ata ishin edhe në “Star wars”. Kjo është si një lloj sfide,” tha ai. Krijuesi Lucas ia shiti ekskluzivitetin e “Star wars” studios kinematografike “Walt Disney” në vitin 2012 për 4 bilion dollar. “Force Awakens” është episodi i parë, në një trilogji të re.

“Nuk arrij ta imagjinoj se si arriti ai të ndërtonte një botë kaq magjike, ndërsa ne këmi dhënë më të mirën.” Seria e re vjen 30 vjet pas “Return of the Jedi” dhe rikthen personazhe të famshme si Luke Skyëalker (Mark Hamill), Princess Leia (Carrie Fisher) and Han Solo (Harrison Ford) të cilëtë kthehen në galaktikën e tyre. Perosonazhe të rinj janë Rey (Daisy Ridley) and Finn (John Boyega) që drejtojnë brezin e ri të përballet me konfliktet e të kaluarës. Megjithatë Disney po i ruan detajet deri në shfaqjen e filmit. Ndërsa kanë filluar edhe spekulimet për disa nga personazhet si p.sh për fatin Skyëalker, i cili mungon në trajlerin dhe posterat promovues të filmit.

Abrams thotë se ky personazh është lënë jashtë qëllimisht për të fshehur fundin e historisë. “Kjo lidhet me tregimin tonë. Por nëse dikush po çmendet nga kurioziteti. i kërkojmë ndjesë. Ne donin që të ruanim fundin e historisë për të gjithë ata që po presin të shohin filmin.” Ridley, i cili luan në rolin e një kafshe, tha se filmi është i këndshëm, ashtu si edhe seritë e mëparshme. “Star Wars” asnjëherë nuk është shquar për skena dhune. Ka qenë dhe është një film që sjell gëzim dhe frymëzim, edhe pse ndodhin gjëra të këqija.” “Force Awakens” gjithashtu ruan edhe humorin klasik të ‘Star wars’, dhe dialogun e ndryshueshëm,” tha Boyega, një thjetër personazh konfliktual.

Adam Shofer është në rolin e Kylo Ren, një karakter i cili ka veshje të ngjashme me Darth Vader, një personazh negativ, por kjo varet edhe nga rrethanat. “Unë nuk mendoj se ai është i keq,” tha Shofer. “Unë mendoj se ai është i drejtë.” Përveç pritshmërisë së lartë të fansave, filmi parashikohet që në fundjavën e parë të hapjes të mbledhë 170.000.000 $ deri në $ 220,000,000 vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Një shumë kjo që nuk është arritur asnjëherë në muajin dhjetor. Deri më tani rekordin e mban “Jurassic World” me $208.8 milionë në muajin qershor.
Sigal