Fitim Çaushi: Ministria e Kulturës: Do të përdorim termin ”Polifoni shqiptare”

504
Po ballafaqojmë dy vendimet e kundërta që i ka dërguar Ministria e Kulturës- Kryeministrisë, në datën 6 gusht 2014: “Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik për Trashëgiminë dhe Diversitetin Kulturor organizoi një takim me z. Yzeir Llanaj, kryetar i Sh. K. A. “Polifonia shqiptare”, ku u rrahën të gjitha shqetësimet që ai ngre në letër dhe në fund u konkludua që Ministria e Kulturës do të përdorë termin ”Polifoni shqiptare” në aktivitet përkatëse”
Duket si një vendim që i jep zgjidhje problemit, por praktikisht Ministria vepron ndryshe, më datë 29 maj 2015: “Në përgjigje të shkresës tuaj nr. 3050/1 sqarojmë se, emërtimi Iso-polifoni është propozuar nga një grup pune me specialistë të fushës, nga disa institucione të specializuara, ngritur nga Ministria e Kulturës në vitin 2002., e cili përgatiti dosjen e Iso-polifonisë për nominim në UNESKO…Për sa i përket përdorimit të termit “Iso-polifoni”, në Statutin e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës 2015, ju bëjmë me dije, se ky Statut është miratuar më datën 01.08.2014 dhe ka qenë detyrim për të gjitha institucionet pjesëmarrëse për t’ju përmbajtur termave të përdoruara në të”.
Si shpjegohet që, megjithëse pesë ditë më vonë merret vendimi “të përdorë termin ”Polifoni shqiptare” në aktivitete përkatëse” dhe vetë Ministria vazhdon të përdorë termin “Iso-polifoni”?! Kjo është tallje….Ministria e Kulturës ende mbetet e infektuar me virusin antikombëtar të “iso-polifonisë”, të futur në atë Ministri nga Vaso Tole, i cili ishte ai që e tjetërsoi emrin e polifonisë në UNESCO. Në këtë aspekt përgjigja e Ministrisë është mashtrim, është të mbulojë gjurmët e këtij mashtrimi. Ç’është UNESCO për këngën polifonike? Ajo nuk mund të bëjë ligjin në Shqipëri, as na ndalon që ne t’i quajmë festivale polifonike, sikundër më parë! Nuk është pengesë UNESKO për ta quajtur trashëgiminë shpirtërore të popullit të Shqipërisë së jugut polifoni, sikundër e ka quajtur shkenca shqiptare, është Tole, i cili kërkon të realizojë misionin e tij tjetërsues….
Pirro Misa është i vetmi etnomuzikolog që ka mbetur në Shqipëri nga brezi i vjetër dhe ai argumenton kundër “iso-polifonisë”. Referate dhe trajtesa shkencore janë mbajtur me qindra nga studiuesit tanë, e veçanërisht në simpoziumin shkencor për polifoninë ballkanike në Tiranë në vitin 1989. Të gjithë kanë një emërues Polifoni. 
Është krenari që kultura jonë popullore të vlerësohet në UNESKO; por jo emri, emri është i Toles, folklori është i popullit, përdorimi i emrit “iso-polifoninë Shqipëri, nuk është i kushtëzuar me futjen në UNESCO. Mund t’i “bjerë hunda” Vasos, nëse nuk përdorim “zbulimin” e tij, por i ngrihet respekti popullit dhe studiuesve të tij. A mund të vihen në një peshore kapacitetet intelektuale të studiuesve shqiptarë: R. Sokoli, Çesk Zadeja, Paparisto, Sh. Kushta, B. Kruta, P. Misa, S. Shituni, F. Ibrahimi, K. Loli, F. Daja, H. Filja, R: Çene, etj., me akademikun Tole? Kurrsesi! Polifoninë shqiptare e kanë vlerësuar shumë specialistë e studiues botërorë nga koncertet nëpër botë që kanë dhënë artistët shqiptarë, e veçanërisht nga pjesëmarrja e tyre në Festivalet Folklorike të Gjirokastrës, përse duhet ta mohojmë ne sot?! 
Sigal