Festivali “Ditënetët e Librit” levizja që çliroi Librin…

870
Sigal

Persida Asllani tregon se si e njohu Musine Kokalarin

Ne diten dyte në Festivalit Ditënetët e Librit, organizuar nga “Klik EkspoGroup” në ambientet  e Muzeut HistorikëKombëtar, Persida Asllani, Drejtore E Bibliotekës Kombëtare, foli përball studentëve në lidhje me librin e saj: “Më quajnë Musine Kokalari”.

Në fjalën e saj në skenën Multimediale-Atrium, Asllani tregoi se nuk a ka njohur aq herët sa do të donte Musinen, por asnjëherë nuk është vonë për të zbuluar një personazh, ndaj ajo, vendosi të kërkoi më shumë rreth këtij personazhi të pazakontë, kësaj gruaja kurajoze.

Unë jam pedagoge dhe studiuese letërsie, por njohja me Musine Kokalarit nuk ka qenë aq e hershme sa do të doja.Në 10 shkurti i vitit 2017 shënjoi 100-vjetorin e lindjes së saj dhe në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, institucioni që kam nderin të drejtoj prej disa vjetësh tashmë, ndërmorëm kremtime të veçanta gjatë gjithë vitit, duke e shpallur vitin 2017 si “Vitin e kujtesës” kushtuar Musine Kokalarit. Pata mundësi të thellohem edhe më shumë në njohuritë e mia si dhe të bashkëpunoj me njerëz të informuar më së miri rreth saj, që nga familjarët e deri të studiues nga Shqipëria, Kosova, Italia etj. Ishte një shkëmbim profesional shumë i vlefshëm e pasurues përmes konferencave shkencore të mbajtura në Tiranë, Prishtinë dhe Romë. Biblioteka Kombëtare dhe Ministria e Kulturës u përgatitën dhe botuan edhe një seri më tri vëllime të “Veprave të zgjedhura” të Musine Kokalarit”- u shpreh Asllani. Persida Asllani tregoi edhe për faktin e të shkruarit të librit në vetën e parë.  “Por kjo gjë më lejoi të jem më personale, më brenda natyrës së vetë personazhit dhe të ndjej brenda vetes ndoshta emocione dhe ndjesi që më afronin me Musinenë në faza të ndryshme të jetës së saj. Në një farë mënyre u ndjeva bashkë me të edhe fëmijë kurreshtar, edhe shkrimtare, edhe politikane, edhe e burgosur, edhe internuar apo e përgjuar, por mbi të gjitha u ndjeva një njeri i lirë, në mendje e në zemër, edhe në momentet më të rënda të persekutimit e të dhunës. Shpresoj shumë t’ia kem përcjellë këtë ndjesi të pangatërrueshme me asgjë tjetër fëmijëve shqiptarë përmes këtij libri.

Pastaj, të shkruash në vetë të parë është një mënyrë e njohur në letërsi. Shkrimi në vetën e parë merr ngjyresa autobiografike dhe fiton subjektivitet më të madh. E veçantë për librin mbi Musine Kokalarin në serinë “Më quajnë…” është fakti se dukej shkruar në formë autobiografike jeta e dikujt tjetër, pra një lloj biografie e Musine Kokalarit e shkruar në trajtën e një autobiografie”- u shpreh Asllani përball studentëve.

 

Kozeta Zavalani: Se shpejti një libër me një personazh real që shet trupin për të ecur në jetë

Ne Skenën Multimediale-Atrium, ngritur nëoborrin e Muzeut Historikë Kombëtar, gjatë  Festivalit Ditënetëte Librit, Biblioteka Publike “Thimi Mitko”, Korçë, promovoiduke përçuar trashëgimin kulturore dhe traditat lokale duke organizuar ekspozitën e librit të autorëve korçarë  në vite.  Kozeta Zvalani, gazetare ,publiciste dhe shkrimtarja e njohur foli pranë të pranishmëve dhe tregoi për fillimet e karrierës sësaj në gazetari, sfidat e profesionit dhe rrugën si shkrimtarëve.  Zavalani tregoi se si kishte filluar të punonte qysh fëmijë në Radio Korça dhe më pas rruga e saj drejt gazetarisë televizive ishte sa e vështirë aq edhe e bukur.

Më kujtohet që me mikrofonin e radios jam lidhur qysh në klasën e 4 fillore. Atëherë kisha fituar një çmim për poezinë më të mirë nga revista Pionieri dhe më intervistoi në shkollë redaktorja e emisionit të fëmijëve nga Radio-Korça, LiljanaRaco, Mitre. Si mbaruam inçizimin unë iu luta që ta ndihmoja për emisionet e tjera. Ajo u habit pak me guximin tim dhe më tha se ajo paguhej për punën që bentë ndërsa unë isha shumë e vogël, por unë i thash: s’ka gjë, do e bëj pa para. Dhe kështu filloj puna ime. Nuk kam pse ta fsheh që ndihesha e privilegjuar mes moshatareve të mia që më shihnin me adhurim”. Ajo është autore e disa librave mes tyre “Gra që më kanë frymëzuar” dhe “Gjysmëbota”, intervista me gra të suksesshme nga vendi dhe bota, realizuar në harkun kohor 2000-2007.  Është zgjedhur ”Ambasadore për Paqen” nga Federata e Familjes për Paqen Universale dhe “Connect UsCommunications Canada” në edicionin e vitit 2007 ka shpallur Kozetën, ndër më të mirat; “Women of the World – 2007”.  Ajo pohoi se shumë shpejt do të nxjerr një libër që do e quaj “Rrëfimi i prostitutës” “Në shoqërinë tonë kemi gra që duan të arrijnë qëllimet e tyre në jetë duke shitur trupin. Madje këto i hasim edhe në jetën tonëtë përditshme. Më këtë libër dua të jap mesazhin që mos ta bëjnëkëtë. Në libër do të tregoi jetën e një personi reale në rreth tona artistike”-