Festival Ndërkombëtar i Interpretimit Vokal “Together by Sound” – Një Sukses i Jashtëzakonshëm

Festivali Ndërkombëtar i Interpretimit Vokal “Together by Sound” u mbajt më 16 mars 2025, në sallën prestigjioze I. C. Brătianu në Bukuresht. Ky festival, i organizuar nga Shoqata Kulturore ART Respect, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bukuresht, u bë një ngjarje e paharrueshme që pasuroi peizazhin artistik të rajonit tonë.

Festivali shërbeu si një festë e vërtetë e interpretimit vokal, duke mbledhur artistë të rinj nga Ballkani për të shfaqur talentin dhe pasionin e tyre për muzikën. Misioni ynë për të promovuar shfaqje artistike të një cilësie të lartë, për të ofruar një platformë për zërat e rinj dhe për të forcuar lidhjet kulturore midis Rumanisë, Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit, u përmbush me sukses.

NOA

Konkursi muzikor vokal përfshiu katër kategori të ndara sipas moshës dhe nivelit të përgatitjes, duke sjellë një repertor të pasur, që përfshinte muzikë pop rumune, muzikë ndërkombëtare, muzikë popullore dhe muzikë klasike. Pjesëmarrësit, të ardhur nga e gjithë Rumania dhe më gjerë, shfaqën interpretime të jashtëzakonshme, duke e kthyer festivalin në një ngjarje të mbushur me talent dhe kreativitet.

Regjistrimi për festivalin u mbyll më 7 mars 2025, me një numër të madh konkurrentësh që u përzgjodhën për të marrë pjesë në këtë edicion të parë. Juria, e kryesuar nga atasheu kulturor i RSh-së në Rumani, Sopranoja e mirenjohur Arlinda Morava, e cila ishte Presidentja e Jurisë, dhe e përbërë nga Drejtoresha Beatrice Rancea, aktorja Crina Matei, këngëtarja e muzikës popullore Valeria Arnăutu dhe artisti i ri Darius Moisa, pati privilegjin të vlerësonte interpretimet e jashtëzakonshme të pjesëmarrësve.

Festivali kulmoi me një Gala Çmimesh, ku u shpallën fituesit dhe u shfaq një performancë e veçantë nga artistja e re shqiptare Livia-Maristella. Shehu. Në moshën vetëm nëntë vjeç, ajo magjepsi publikun me mini-recitalin e saj, duke dhuruar një moment të paharrueshëm për të gjithë të pranishmit.

Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Interpretimit Vokal “Together by Sound” u realizua falë mbështetjes së partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë, të cilët ndihmuan në jetësimin e ëndrrave të shumë talenteve të reja.