Femra, ja çfarë ndien fëmija në barkun tuaj…

571
Fëmijët janë një lumturi shumë e madhe për këdo, periudha më e vështirë për nënat është periudha kur fëmijën e kanë ene në bark. Mos harroni, disa gjëra fëmijët arrijnë t’i dëgjojnë kështu që bëni kujdes!
A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë ndien bebushi juaj në barkun tuaj? Patjetër që po! Shpesh pyetja e parë që bëjnë nënat e reja kur shkojnë te gjinekologu është: “Çfarë ndodh ekzaktësisht brenda në barkun tim?”. Në fakt ndodhin një sërë gjërash.
Para së gjithash, në javën e nëntë të shtatzënisë, fetusi fillon të ndiejë zemrën e nënës. Për të ajo është si një tambur që i jep ritëm çdo dite të tij. Është një tingull që e ndien fort, një tingull ritmik e për këtë është e rëndësishme që menjëherë pas lindjes fëmija duhet të vendoset në gjoksin e nënës, qoftë edhe për pak minuta.
Duhet të dëgjojë akoma atë tingull familjar për të kuptuar që edhe jashtë gjithçka është e qetë. Në javën e 12, apo në muajin e tretë, fetusi është në gjendje të dëgjojë zhurmat dhe tingujt e jashtëm, edhe pse i percepton në mënyrë të mbytur, sepse është i zhytur në placentë, por gjithsesi është gjithmonë mirë ta “ruani” barkun tuaj nga ndonjë zhurmë e madhe.
Ajo që fetusi percepton me qartësi është zhurma e lartë si kënget, filmat aksion dhe një sërë zhurmash të tjera.
Sigal