Enver Cakaj: Çorovoda e fitoi qytetarinë nga Nesim Spahiu

585
Ju skraparas dhe ju që vini në Skrapar nga vise të tjera, para se të kaloni nëpër rrugët e qytetit, qëndroni një copë herë në gjunjë në shenjë nderimi. Aty është vendosur shteti dhe shteti nderohet. Po ky shteti nuk është një figurë e padukshme. Ai ka një zot që e ka vendosur në këtë krahinë. Ai quhet Nesim Spahiu, prandaj sa herë ta shikoni rrugëve të Skraparit, ku punohet, uluni në gjunjë e nderoheni. Ju që keni nga një kapelë në kokë, hiqeni dhe mbaheni në dorë derisa të kaloni pëllëmbën e fundit të tokës skraparase. Mos kujtoni se sajojmë ne. As interesat nuk na nxitin. Na nxit ajo punë me disiplinë shtetërore që bën Nesim Sphiu. Ai ka zgjedhur një staf të atillë pune, ku sejcilit mund t’i thërresësh Nesim Spahiu.
Skrapari është shpallur si rreth që në vitin 1925, po nuk u bë rreth prej vërteti kurrë. Çorovoda është shpallur si qytet që në vitin 1965, por nuk kishte asnjë element të qytetërimit. Atë e kishin vervitur në këtë gropole, ngritën ca godina dhe ky na ishte qytetërimi. Banorët ishin mjedisuar me ato pamje dhe nuk u kishte shkuar mendja të kërkonin ndryshime. Ata kishin halle të tjera. Skraparasit janë njerëz të thjeshtë dhe nuk duanë salltanete. Duan vetëm një fjalë shtëtërore e njerëzore. Atyre u mjaftojnë ato hijet nën rrape e plepa dhe ujët e Guhakut. Por qyteti ka një usta, që ka vështrim më të largët dhe po i jep qytetit dhe skraparit pamjen e vertete të një rrethi e qyteti normal. A e dini ç’ndodhi me ndryshimin e sheshit të qytetit ,ku plepave e rrapeve. iu vunë rruspën? Të gjithë iknin kokëulur e të vrarë në shpirt. Po kur sheshi mori pamjen e vërtetë të qytetit, u qeshi buza. Kishin të drejtë se ishin mësuar me ato pamje. Me të renë nuk mund të mësohesh lehtë. Çorovoda po e merr pamjen e plotë të një qyteti real. Janë shëmbur muret, që u ngjanin atyre të arave, dhe janë zëvendësuar me gurë e forma dekurativë. Rrugicat mes pallateve janë shtruar me kalldrëm. Muret ekzistuese janë veshur me pllaka të bukur. Brenda qytetit janë hapur e po happen rrugë të reja dhe qyteti po merr frymë me gojën e tij. Rrugës “Hetem Kapinova” po i shtohet edhe rruga “Alush Grepcka”, që qarkon qytetin dhe nxjerr jashtë tij makinat e rënda. Tani shigjetat janë drejtuar nga malet. Bashkia ka nisur rregullimin e rrugëve të fshatit, disa prej të cilave kanë përfunduar. Pas përfundimit të rrugës kryesore të Potomit, shigjetat ecin drejt Korçës. Nuk do të ketë më rrugë pa fund për të vajtur në Korçë. Edhe pak kilometra janë nga Backa në Shtyllë dhe skraparasit do t’i bien shkurt asaj rruge, ku ka historira rrënqethëse. Ku dihet sa skraparas kanë mbetur atyre honeve, kur vinin për të kërkuar bukën e fëmijëve.
Skraparit ia ka dhënë bukurinë natyra, po lezetin e një qyteti normal ia ka dhënë Nesim Spahiu. Shikojeni atë foto me xhaketë hedhur supeve. A e dini çfarë tregon ajo? Këndej nga anët tona qarkullon një thënie popullore: “Është qepur me bukë në torbët”. Nesimi ka krijuar një thënie të re: “I qepet punës me xhaketë në sup.” Nuk e dimë, po ka të ngjarë, që në xhepat e xhaketës të ketë ndonjë copë bukë me djathë për të shuar urinë kur t’i kujtohet buka. Mbase nuk besoni, po ai e kalon kohën nëpër fshatra duke dëgjuar e zgjidhur hallet e banorëve, po, edhe pse kanë dashur t’ia grisin xhaketën së ftuari në shtëpi, ai nuk ka pranuar kurrë të hajë bukën e atyre hallexhinjve. Nuk është qibar, por njerëzor.Skraparasit kanë një thënie të bukur, që i përket mikpritjes së tyre: “Kalit mos ja lidh gojën në lëmë.” Nesimi mund ta pranojë këtë në shtëpinë e tij, po jo të botës. Në cep të lagjes “2 Dhjetori” ndodhen ende mbetje të tubave qeramike, të cilat patën sjellë ujë nëpër lagjet e qytetit pa banorë. Ky ishte ujësjellësi i qytetit, kur ndodheshin vetëm 5-6 shtëpi. Përfund qytetit kalojnë dy lumenj, po asnjë qeveri nuk mundi ta vinte ujën e tyre në shërbim të popullit. Çorovoda që kryqëzohet nga dy lumenj dhe dy burime me ujë të pastër, ka verëm tre orë ujë në ditë. Edhe kjo me ngritje mekanike. Por një ditë Nësimi hodhi xhaketën në krah dhe iu qep qeverisë. Ishte një premtim që e kishte bërë gjatë fushatës. Dhe me ‘derrllëk’ e siguroi fondin për një ujësjellës, që do të fillojë nga puna këtë vit. Çorovoda, Çerenishti, Sharova me ndërtimin e këtij ujësjellësi, për herë të parë, do të kenë ujë pa ndërprerje. Si do të sigurohet dhe kur do të mbarojë ujësjellësi, e di Nesimi. Po kur themi e di Nesimi, ai do të perfundoje shpejt, se Nesimi nuk di t’i lërë punët në mes.
Nuk e kishte ëndërruar skraparasi, që qyteti i tyre të mbushej me turistë nga e gjithë bota. Gjatë luftës në Skrapar u kapën rob disa amerikanë dhe u shoqëruan me pushkë në dorë për t’i derguar në Korçë. Ishte dimër i rëndë dhe Allan Osoja, që e njihte mirë atë zonë, i shpuri atje ku kërkoheshin pas tri ditë. Mjaftoi vizita e një grupi turistësh, që Çorovoda të mbushej me qindra të tillë pa shoqëruesë e pushkë. Është kjo arsya, që Skrapari po rend drejt turizmit malor. Synimet janë të qarta, por i takojnë perspektivës. Nezim Spahiu bëri atë që mundi, e ktheu qytetin e shkurreve e mureve në një qytet turistik, që çuditi të huajt e vendësit. A e dini që në bashkinë e Çorovodës nuk ka parti? Nesimi i shikon njerëzit nga hallet që kanë jo nga përkatësia partiake. Ai ka ditur t’i kullandrisur të gjithë sipas mundësive, pavarësisht se disa i bëjnë naze punës. Nëse nuk besoni, ejani në Çorovodë dhe shikoni lajmërimet e ngjitura nëpër mure e shtylla, që lajmërojnë për kërkesa punonjësish. A e dini, që zgjedhjet e ardhshme lokale në Skrapar nuk do të bëhen, se Nesim Spahiu i ka fituar që tani? Skraparasit nuk kanë votuar kurrë për individët, po për punën e tyre. E,Nesimi ua ka plotësuar të gjitha nevojat votuesve të tyre. Eshtë i lutur Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, të mos mundohet për të dërguar dekumente zgjedhore në Skrapar. Skraparasit kanë vetëm një dëshirë, që të ketë nga një Nesim Spahiu dhe Erion Veliaj në çdo bashki e komunë. LSI ka një sllogan për fushatën zgjedhore, “Një shans për të gjithë.” Skrapari dhe Tirana e kanë shansin, Erionin dhe Nesimin. Ju lutemi, mos përtoni të uluni në gjunjë përpara këtyre drejtuesve! Çorovoda e fitoi qytetërinë nga Nesim Spahiu. Pra,uluni në gjunjë! Mos kujtoni se ai ka nevojë për temenara, as ju mos i pranoni, por të ulesh në gjunjë përpara njeriut të punës, respekton punën, brenda së cilës është dhe Nesimi.
Sigal