Elton John feston me 70 qirinj dhe më shumë se 50 vite muzikë sublime

519
Nga “Rocket Man” tek “Sorry Seems To Be The Hardest Word” e më pas “Your Song”, “Don’t Let The Sun Go Down On Me” dhe ende “I’m Still Standing” dhe “Candle In The Wind” janë disa nga sukseset e pavdekshme të Elton John, i cila ka nxjerrë më shumë se 700 këngë në më shumë se 50 vite të karrierës së tij të shkëlqyer.
Sër Elton Hercules John, ermi i artit i Reginald Kenneth Dwight, mbush 70 vjeç dhe Los Angeles do t’i dedikojë një mbrëmje gala bamirësie në të cilën do të marrin pjesë Lady Gaga dhe shumë të ftuar surprizë.

Mbrëmja do të drejtohet nga Rob Lowe dhe është rasti për të festuar edhe 50 vjetorin e bashkëpunimit mes Elton John dhe poetit dhe muzikantit Bernie Taupin. Për këtë Elton thotë “Kemi të njëjtin entuziazëm si ditën e parë. Këtë vit vit bëhen 50 vjet bashkëpunim artistik dhe është tronditëse, sepse mua më duket sikur jemi njohur dje”.

“Është një rezultat i mrekullueshëm që të rezistosh për 50 vjet, kur është arti në mes, mbi të gjitha në një industri si kjo, ku ndodh shumë rrallë. Është e vështirë të gjesh një çift autorësh më të afërt se ne”, shprehet John, duke e përkufizuar të tyren “një partneritet të çuditshëm”.

Për ditëlindjen e tij të 70-të Elton shprehet se “jam ende i interesuar për të parë drejt të ardhmes, në atë që besoj, në bashkëpunimet e mia dhe duke zbuluar punën e të tjerëve. Mund të entuziazmohem për një artist të ri që luan muzikën e tij, ashtu si dhe për albumin e ri të heronjve të mi muzikorë. Mund të entuziazmohem duke luajtur në një qytet që nuk kam qenë ndonjëherë, ose të vizitoj vende që njoh mirë për të parë si ka ndryshuar. Ndihem i lumtur të përdor popullaritetin tim për t’i kushtuar vëmëndje padrejtësive në botë, dhe kërkoj të ndihmoj ku mundem. Jeta ime nuk ka qenë kurrë më e lumtur se sot”.
Sigal