Eduard Derka: Lidhja ime me muzikën & miqësia me këngëtaren Silva Dollapi

772
Sigal

Intervista/ Flet Këngëtari  i muzikës Hip~Hop & RMB, Eduard Derka (E.D.B – Mbreti i Rrugës )

Një këngëtar që bëri famë menjëherë. Kjo, fal talentit, por edhe punës këmbëngulëse të tij. Ai këndon një rrymë të veçantë kënge që ka vështirësitë e veta, por me këmbëngulje ai ka arritur të marrë duartrokitje në çdo shfaqje.

 Përshëndetje Edi, si po kalon në këto ditë të nxehta vere?

Përshëndetje Hermes, e përgjithshmja mirë, shumë vapë plazh pishina këto gjëra.

 Ju kemi parë në disa foto me këngëtaren e mirënjohur Silva Dollapi, cila është lidhja juaj me të?

Me Silvën njihemi prej vitesh, ajo është një femër shumë e lartë dhe me vlera, së shpejti do të jem në një bashkëpunim me të.

  Edi & thashethemet, a të prekin ato?

 Thashethemet në momentin e parë prekin këdo. Kur pastaj i analizon dhe i mendon me gjakftohtësi, kupton që bëhet fjalë vetëm për fjalë boshe dhe pa bazë i anashkalon. Njerëz të boshatisur e thashethemexhinj ka gjithandej. Nëse nuk kanë gjë më të mirë për të bërë në jetën e tyre se të merren dhe të fantazojnë për dikë tjetër, sigurisht që nuk do të mundem unë t’ua ndryshoj mendimin ose rutinën e përditshme.

  Projekti juaj më i afërt, me çfarë po merreni konkretisht?

 Të jeni të sigurt që projektet e mia do jenë në nivele akoma më të larta, kam mësuar shumë deri tani dhe do t’i vë në zbatim. Jam korrekt me gjërat që dëshiroj t’i shtoj jetës sime. Më pëlqejnë shumë ngjyrat dhe do doja të eksploroja shumë në projektet e mia, që do të jenë gjithnjë pjesë e kulturës dhe artit.

  Kush është idhulli juaj në fushën e muzikës?

Nuk kam ndonjë idhull dhe nuk do të doja të kopjoja dikë. Përpiqem të jem sa më origjinal dhe nuk dua të adhuroj askënd. Adhurimi im i përket fesë sime. Jam tepër i kujdesshëm në këto gjëra, idhujt për mua s’kanë vend.

 Pro apo kundër kirurgjisë plastike?

 Patjetër që Pro, kjo gjë është në dëshirën e personit .

  Jeni për martesë apo bashkëjetesë?

 Sigurisht të dyja, në kohën e duhur.

  Jeta private, si po shkon?

 Shkon shumë mirë!

 Përkufizo termin Dashuri ...

Dashuria … Dashuria çon botën përpara. Dashuria nuk duhet të mungojë kurrë në jetën tonë. Dashuria për familjen, për punën, për gjysmën tënde, për gjithçka!

  Çfarë e bën një këngëtar të jetë i suksesshëm, sipas jush ? 

Në radhë të parë e bën vetëm këmbëngulja dhe ambicia për të arritur aty ku ajo dëshiron. Është shumë e thjeshtë të bëhesh këngëtar sot, por e vështirë të arrish suksesin dhe famën. Më pëlqejnë sfidat, por i marr parasysh edhe pasojat ! Unë personalisht kam tre parime në jetë, të synoj më të mirën, të punoj me shpirt për ta arritur dhe më pas të shijoj atë çka kam arritur. Nuk duhet kurrë të kënaqesh me pak, gjithmonë duhet të kërkosh atë që meriton, edhe pse pak e vështirë në ditët e sotme.

Ku preferon t’i bësh pushimet?

Në bregdetin tonë. Kemi një bregdet fantastik.

 Çfarë vlerëson tek njeriu?

Sinqeritetin dhe vlerat. Por mbi të gjitha punën.

 Të pëlqen plazhi nudo?

Kurrë, jam tradicional në çdo aspekt të jetës.

 A lexoni libra dhe çfarë librash lexoni?

Sigurisht, kur kam kohë ja dedikoj librit. S’ka si libri të qetëson.

 Jeni njeri grindavec?

Aspak. I largohem sherrit dhe dua qetësi.

 Me kë shoqëroheni më shumë me meshkuj apo femra?

S’kam ndonjë preferencë standard, shoqërohem me kë të vijë rasti.