Edison Domi, DJ profesionist dhe pasionant

1504
Edison Domi ose siç njihet ndryshe me emrin e artit, Domi Dixhej, sot për sot renditet tek dixhejtë më profesionistë. E veçanta e këtij djali të ri në moshë, por shumë të talentuar është, që këtë profesion e ka me shumë pasion, madje thekson që kurrë s’do ndahet prej tij. Domi ka dy vite që e ushtron këtë profesion, të cilin e cilëson: “Shumë të bukur dhe të veçantë!” Domi dixhej ka pasur shumë koncerte në Tiranë, por edhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë dhe jo vetëm. Ai ka zhvilluar koncerte edhe në Evropë; si në Francë, Gjermani, Itali. Edison Domi është një djalë që cilësohet si shumë profesionist në punën që bën. Kur e pyesim, se çfarë bënte në kohën e lirë, ai përgjigjet që mendonte vetëm të bënte miksime të ndryshme muzikore, të cilat të nesërmen ta jetë i njohur si dixhej, si brenda edhe jashtë vendit. Domi DJ i pëlqen të luajë muzikë të ndryshme, si të huaja dhe shqiptare, madje gjatë këngëve, ai luan në mënyrë shumë profesionale, duke bërë edhe efekte të ndryshme. Koncertet, aktivitetet e shumta, si mbrëmjet muzikore e kanë bërë Domi një dixhej shumë të kërkuar në shumë evente. Edison Domi premton që shumë shpejt do të ketë edhe projekte muzikore edhe më komplekse të shumta, sepse pasioni që ka është gjithnjë në rritje.

Erina Çela
Sigal