Eddie dhe Hannah Redmayne në pritje të fëmijës së parë

491
Aktori Eddie Redmayne do të bëhet së shpejti baba, dhe ky lajm vjen si qershia mbi tortë për të, pas një viti të suksesshëm. Fituesi i çmimit Oscar dhe bashkëshortja e tij Hannah nuk e kanë bërë ende publik lajmin, por konfirmimi vjen nga një mikeshë e afërt e tyre, për revistën “People”. Ky është fëmija i parë për cciftin, të cilët e kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë një vit më parë, ndërsa këtë vit festuan edhe përvjetorin e tyre të të parë. Aktori i “The Danish Girl” në një intervistë për “People” ka rrëfyer për marrëdhënien me bashkëshorten e tij dhe martesën.

“Kjo ka qenë e jashtëzakonshme. Një furtunë e mrekullueshme në jetën time. Mendoj se fjala e duhur mund të jetë “ e shenjtë”. Ajo është absolutisht një shenjtore, që na drejton të dyve. Është e mrekullueshme të martohesh më një njeri që e dashuron, sepse ndjehesh i plotësuar,” tha 33-vjeçari. Redmayne foli edhe për planet e tij në të ardhmen, ndërsa tha se pas përfundimit të xhirimeve të filmit “Fantastic Beasts”, do të merrte një kohë pushim, në karrierën e tij. Dhe kjo periudhë tashmë duket se ka kuptim, pasi dotë vijë pikërisht në momentin që vjenë në jetë edhe voglëlushi i tyre.

“Planet e mia janë që pas disa muajve, kur të përfudnoj xhirimet e Fantastic Beasts, do të marr pak kohë për vete,” tha aktori. Redmayne këtë vit përfundoi edhe xhirimet e filmit “The Danish Girl”, ku ai luan rolin e një transeskualit, Lili Elbe në vitet 1920. Gjatë këtij viti, ai u vlerësua edhe me çmimin Oscar si “Aktori më i mirë”, për portretizmin e fizikantit Stephen Hawking në filmin “Teoria e gjithçkasë”.
Sigal