Ed Sheeran “lë” rrjetet sociale

574
Ed Sheeran ka deklaruar se po “merr pushim” nga rrjetet sociale pasi sipas tij ai po e shihte botën përmes ekranit dhe jo syve të tij. Në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari shpjegoi se ai po e bën këtë për të udhëtuar botën dhe për të shijuar çdo gjë që ka humbur. Ai gjithashtu i ka konfirmuar fansave se albumi i tij do të dalë së shpejti dhe se është gjëja më e mirë që ka bërë deri tani.

24 vjeçari ka 16 milionë ndjekës në Twitter dhe 5.5 milionë në Instagram. Sheeran sapo përfundoi turin e tij botëror të albumit ‘x” në Auckland të Zelandës së Re. Para shfaqjes së fundit ai postoi në Twitter se po largohej për ca kohë.



Sigal