E pazakontë, macja merr mësime noti për tu dobësuar

711
Një mace që peshon se dyfishi i madhësisë së saj ka marrë përsipër një mision të vështirë për tu dobësuar, duke notuar.
Mischa ka nisur seancat e pazakonta të hidroterapisë në një përpjekje për t’u kthyer në një peshë të shëndetshme. 9-vjeçarja u shpëtua nga një qendër për mbrojtjen e kafshëve dhe pronari i saj i mëparshëm nuk u kujdes siç duhet për të.
Stafi i qendrës thotë se misioni i humbjes së peshës po shkon mirë dhe Mischa është gati të humbë gjysmën e madhësisë së saj.
“Mischa e adhuron ujin, nuk mund ta besojmë dot sa qejf ka ajo të notojë,”-është shprehur Leanne, oficere e mirëqenies në Burnley dhe Pendle Cats Protection. “Ne kurrë nuk kemi pasur një mace aq të madhe sa ajo. Pesha ideale është rreth 4.5 kg ndërsa kur ne e morëm ishte 10 kg.”
Sigal