E pabesueshme çfarë i bën fytyrës tuaj një natë abuzuese me alkool

561
Dolët për një pijë natën e kaluar, e tashmë po paguani çmimin?
Ndiheni të lodhur fizikisht, të zymtë e me dhimbje koke. Por këto nuk janë të vetmet probleme që shkaktohen nga konsumimi i alkoolit. Sytë dhe fytyra të nesërmen duken të skuqura dhe të fryra.
Përveç kësaj, efektet e alkoolit mund të çojnë në dehidriatim, gjë që nuk është e mirë për trupin dhe shkakton të fryra gjatë ditëve të tjera.
Alkooli i tepërt shkatërron enët e vogla të gjakut, i le rruazat e kuqe pa oksigjen, dhe trash gjakun. Këto rruaza të uritura për oksigjen mblidhen së bashku duke zëne rrugën e qarkullimit në kapilarët e vegjël. Ky bllokim i rrejedhës së gjakut shkakton vdekjen e indeve të pa furnizuara me lende ushqyese dhe oksigjen. Kapilaret në lëkurë çahen ose shpërthejnë, duke bërë që në mëngjes të zgjoheni me sy të kuq dhe me njolla të kuqe në fytyrë.
E me kalimin e kohës, pirja e tepërt vazhdimisht mund të shtypë mekanizmat natyrorë të mbrojtjes së lëkurës, duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj djegieve nga dielli dhe dëmtimit të UV.
Sigal