“E nxjerr gjoksin sa herë të dua!”, Albërie Hadërgjonaj “zhvishet” para Çanit

522
Albërie Hadërgjonaj është kritikuar javën e kaluar ku u shfaq në mbrëmjen e parë të spektaklit YFSF me një fustan të kuq i cili i nxirrte në hap gjoksin. Dhe këtë javë ajo ka ardhur ndryshe, e veshur me një këmishë të bardhë, por ky detaj nuk i ka shpëtuar antëratit tjetër të jurisë, Arian Çanit, i cili e cilësoi si një “dorëzim” para presionit të mediave. Dhe për të treguar që as nuk e vret mendjen fare, Albëria filloi të zbulojë gjoksin duke e hapur mjaft shumë pjesën e përparme. Ajo tha se nuk i interesojnë fjalët e njerëzve dhe se do e nxjerrë gjoksin sa herë të mundet, pasi mendon se ka të bukur. “Nuk jam kompleksuar…. Unë karrierën time e kam ndërtuar mbi talentin në muzikë dhe jo mbi skandale. Vetëm vazhdoni flisni sa të doni, sepse më ndihmoni eci gjithnjë e më përpara. Gjoksin e kam të bukur dhe do ta nxjerr sa herë të mundem…!”, përfundoi Albëria duke u kthyer nga Çani.
Sigal