Duhet ta dish patjetër këtë truk të Kim Kardashian për heqjen e njollave të deodorantit

565
Të gjithë e dimë që Kim Kardashian është mbretëreshë në fushën e modës. Çdo veshje e saj bëhet menjëherë trend dhe kjo nuk ka më asnjë diskutim. Kim nuk gabon kurrë, madje as nuk bie kurrë viktimë e “problemeve” që u ndodhin të gjithëve.Si ky problem që me siguri u ndodh të gjithëve: një njollë e bardhë deodorant në bluzë. Nuk ka rëndësi se sa shumë përpiqesh për ta zhdukur, është e pamundur. Ky skenar është real, vajza, por falë Kim-it, kemi një truk të çmendur (dhe të thjeshtë) për të hequr njollat e deodorantit.Kim Kardashian përdor geta najloni për të hequr këto njolla! Kim e ndau këtë sekret me të gjithë dhe dihet që është shumë i domosdoshëm për këdo.“Është e pashpjegueshme, por getat e najlonit janë fantastike për të hequr njollat e deodorantit nga rrobat” – shkruan Kim. Ajo sugjeron që të përdoren geta të pastra. Duke fërkuar disa herë mbi njollën, gjithçka do të zhduket shumë shpejt. Dhe nëse nuk ke vërdallë një palë getash të tilla, mund të përdorësh edhe një sfungjer.
Sigal