Dritëro Agolli: PELEGRIN

612
Unë jam prej kohësh pelegrin
Udhëtar në vendin e shpresës së thyer
Jam ndarë padashur nga karvani im 
Mes shtigjeve nga vapa e shirat gërryer
Kërkoj karvanin tim në rërë e në shpat 
Karvanin që e ka ndërruar drejtimin me kohë 
Ndaj në udhë jam krejt i humbur, jam fillikat 
Me shami të grisur lidhur në kokë 
Për ujë buza ime u bë zhur
Dhe sytë më shpojnë nga shterrja e lotit 
Më duhet të arrijë karvanin e tretur qëkur 
Çapitur mes vapës, mes shiut e të fohtit 
Unë jam prej kohësh pelegrin 
Shtegtar i karvanit te humbur 
Dhe bart në kurriz një premtim 
Të dhënë në hirin e gjyshërve të mundur. 
PELEGRIN Unë jam prej kohësh pelegrin 
Udhëtar në vendin e shpresës së thyer 
Jam ndarë padashur nga karvani im 
Mes shtigjeve nga vapa e shirat gërryer
Kërkoj karvanin tim në rërë e në shpat 
Karvanin që e ka ndërruar drejtimin me kohë
Ndaj në udhë jam krejt i humbur, jam fillikat 
Me shami të grisur lidhur në kokë 
Për ujë buza ime u bë zhur
Dhe sytë më shpojnë nga shterrja e lotit
Më duhet të arrij karvanin e tretur qëkur 
Çapitur mes vapës, mes shiut e të fothtit 
Unë jam prej kohësh pelegrin 
Shtegtar i karvanit të humbur 
Dhe bart në kurriz një premtim 
Të dhënë në hirin e gjyshërve të mundur.
Sigal