Driselda Kanina: Ndihem keq po të lëndoj dikë apo t’i hyja dikujt në pjesë

636
Me ritmet e një serenate, Driselda Kanina grisi dhe dogji zemrat e publikut në “Këngën Magjike 2015”. Driselda është edhe tekstshkruesja e këngës së saj “Zemrën ma grise”. Ka përfunduar studimet për kanto dhe vjen për herë të parë ne festivalin “Kënga magjike” Sakaq, sapo ka publikuar edhe një klip, ndaj ajo ka shumë për të thënë për ne…
Driselda, si do ta nisim këtë intervistë?
Unë mendoj që, si fillim të bëj një prezantim të shkurtër për lexuesit. Jam Driselda nga Tirana, kam studiuar për kanto dhe e dua shumë muzikën. Po bëj gati pesë vite që këndoj në ambiente me muzikë live dhe gëzime të ndryshme familjare. 
Me ç’hapa ka ecur karriera jote gjatë këtyre viteve? 
Mund të them që ka ecur mirë. Për të arritur suksesin e dëshiruar, normalisht duhet shumë punë e përpjekje, por asgjë nuk është e paarritshme.
Kënga jote më e re vjen me një titull interesant këtë herë, “Vetëm e jotja”. Si lindi ideja për këtë këngë?
Ideja për ta sjellë tani ishte, pasi jemi edhe prag festash. Ky klip është një prodhim i ‘Max Production’ dhe falënderoj bashkëpunëtorët: G. Kozeli, De Vox dhe Armand Trebicka. 
Sa klipe ke realizuar deri tani? 
Deri tani kam realizuar katër klipe.
Ndërkaq, vlen për t’u theksuar pjesëmarrja juaj në ‘Kënga Magjike’, na zbuloni diçka më tepër ? 
Kënga Magjike ka qenë gjithnjë një ëndërr për mua dhe ndihem e privilegjuar që po marr pjesë. Bëhet fjalë për këngën “Zemrën ma grise” e cila ka rezultuar e suksesshme. I jam mirënjohëse TV Klan dhe në veçanti ‘Aldo Morning’ për transmetimin. Nuk mund të le pa përmendur të mirënjohurin A. Hila, stilistin e talentuar Joni Peci dhe grimierin Sali Alushi.
Njihesh si këngëtare e muzikës pop-folk, por ke provuar të këndosh edhe muzikë të lehtë. Në fakt, ku e gjen veten më mirë? 
Unë këndoj të gjitha zhanret muzikore, nëse më kërkohet një gjë e tillë, por te baladat gjej veten, është muzika ime. 
Studimet e Driseldës? 
Kam përfunduar studimet për kanto, ku jam kompletuar profesionalisht.
Cili është mendimi yt për muzikën shqiptare? 
Muzika… Si çdo profesion ka të bukurën, të vështirën, anët pozitive e negative. Është e vërtetë që ka një lodhje shumë të madhe, por këto shpërblehen me vlerësimin e publikut. 
Ç’vend zë ti në këtë hapësirë muzikore? 
Unë jam këngëtare e re dhe jam e kënaqur me çfarë kam arritur. 
Për kë i bën këngët Driselda? 
Këngët e mia i kam sjellë dhe do të vazhdoj t’i sjell për publikun, i cili nuk lodhet asnjëherë duke më mbështetur. Pa mbështetjen e tyre s’do të isha kjo që jam. 
Si e gjykon “zhveshjen” e tepërt të kolegeve nëpër klipe ?
No comment.
Je e lumtur me zgjedhjet që ke bërë deri tani ?
Po, tani ndihem e realizuar! 
A ke një udhërrëfyes apo busull ? 
Po, ai është miku im më i mirë: Sonny Nrg.
Tashmë, i gjithë procesi. Realizime këngësh, xhirime klipesh apo pjesëmarrje në koncerte është kthyer në pjesë të rutinës apo vazhdon të jetë pjesë e kënaqësisë? 
Akoma është një kënaqësi, edhe pse mbartin me vete shume stres e lodhje.
Cila është ajo gjë, që nuk do ta bëje kurrë, pavarësisht gjithçkaje? 
Të lëndoja dikë, apo t’i hyja dikujt në pjesë …
Po ajo, prej së cilës nuk do të hiqje dorë? 
Besimit në Zot, pasi jam shumë besimtare .
Cilat janë ato cilësi, që mendon se e bëjnë një femër tërheqëse? 
E bukur, e zgjuar dhe e suksesshme.
Në ç’pjesë e ke më të zhvilluar besimin në vetvete? 
Tek këmbëngulja, arrij gjithçka që dua !
Në fund… 
Dhe në fund pikë. Pika shkon në fund apo jo ?!


Shkrimi u botua në Gazetën telegram datë 28.11.2015
Sigal