Dielli po plaket duke humbur gradualisht kontrollin mbi planetët

536
Dielli është afërsisht rreth 4.6 miliard vjeçar dhe kjo tregon se sa më shumë vite të kalojnë ai aq më shumë plaket, dhe ky vjetrim i tij nuk është një shenjë e mirë për ne, pasi me dobësimin e tij dobësohet dhe sistemi ynë diellor.
Sipas publikimeve të fundit të studimeve të NASA dielli me kalimin e kohës po humbet masë e si pasojë orbitat e planetit tonë po zgjerohen.
Ky studim i çojë shkencëtarët e NASA drejt teorisë të Albert Ajnshtajn për relativitetit e përgjithshëm. Sipas Ajnshtajn “objektet e hapësirës si Dielli me kalimin e kohës mund të prishen dhe të dobësohen”, teori që është thënë shumë vite më parë por që shkenca tani e vërtetoi.
Studiuesit kanë marrë në studim Merkurin për shkak se ai është planeti më i afërt me diellin dhe është më i ndjeshëm ndaj çdo aktiviteti gravitacional.
Ata vunë re se dielli po humbet gradualisht kontrollin mbi Merkurin dhe se ky i fundit ka ndryshime në pozicion.
Ekspertët shprehen se sa më shumë të plaket dielli aq më shumë do të ulet kontrolli i tij mbi planetet e tjera të sistemit diellor.
Sigal