Dhjetë transferimet më të shtrenjta në histori

560
Sigal

 Nga transferimi rekord i Garet Bejlit te Reali, tek dështimi Fernando Torresit te Çelsi

Tregu i futbollit konsiderohet nga të gjithë si një industri mjaft fitimprurëse, e që qarkullon miliarda sterlina. Shuma për transferimet e lojtarëve cilësorë arrijnë dhjetëra miliona, ndërkohë që shpenzimet e klubeve të mëdha si Reali i Madridit, Paris Sën Zhermeni, Barcelona, Mançester Junaitid, Çelsi, Monako, duken si normale, duke parë edhe buxhetin e tyre.

 1. Garet Bejl – 86 milionë sterlina

 Kur behet fjalë për rekordin e transferimeve, të gjithë mendojnë se ato i realizon vezëm Reali i Madridit. Garet Bejl u transferua në shumën e 86 milionë sterlinave, duke thyer rekordin e vendosur nga Kristiano Ronaldo.

 2. Kristiano Ronaldo – 60 milionë sterlina

 Kur Kristiano Ronaldo fitoi “Topin e Artë” në vitin 2008, parashikohej që ai ta linte Junaitid për t’u bashkuar me Realin. Gjithsesi, ai luajti edhe një sezon tjetër te Mançesteri, për shumën e 80 milionë sterlinave.

 3. Zlatan Ibrahimovic – 60 milionë sterlina

 Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç qëndroi vetëm një sezon te Barcelona, aq sa Ibra nuk dëshiron ta kujtojë pavarësisht se fitoi titullin. Por, shpenzimet e transferimit të tij nga Interi te Barcelona arritën në 60 milionë sterlina.

 4. Kaka – 56 milionë sterlina

 Reali i Madridit ka bërë disa nga blerjet e bujshme, për të rikthyer lavdinë e dikurshme, por Kaka nuk rezultoi lloji i lojtari që klubi spanjoll kërkonte. Reali i pagoi 56 milionë sterlina Milanit për brazilianin.

 5. Edinson Kavani – 55.6 milionë sterlina

 Paris Sën Zhermeni është i njohur për kontratat e mëdha në vitet e fundit. Për të bindur Napolin, për të shitur Edinson Kavanin ata paguan 56,5 milioënë sterlina. Paraqitjet e tij deri tani nuk e kanë justifikuar vlerën e parave.

 6. Radamel Falkao – 51 milionë sterlina

 Falkao është sigurisht një nga sulmuesit më të mirë aktualisht, dhe për ta bindur që Atletiko Madrid ta shesë atë, klubi i pasur i Monakos u detyrua të paguajë një shumë të madhe, prej 51 milionë sterlina. Është jashtë forme.

  7. Fernando Torres – 50 milionë sterlina

 Fernando Torres është blerja më e shtrenjtë e Çeslit, që pagoi 50 milionë sterlina për ta marrë atë nga Liverpuli, duke regjistruar edhe transferimin rekord në kampionatin anglez. Por, spanjolli konsiderohet një dështim.

 8. Neymar Jr – 48.6 milionë sterlina

 Në fakt, shuma e paguar për transferimin e tij nga brazilianët e Santosit te Barcelona është fiksuar në shumën e 48,6 milionë sterlinave, ndërkohë që, mediat kanë raportuar se ajo është në fakt 80 milionë sterlina.

 9. Zinedine Zidane – 46.2 milionë sterlina

 Francezi Zinedin Zidan konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë. Ai u transferua për shumën e 46,2 milionë sterlinave në fillim të viteve 2000 nga Juventusi te Reali i Madridit. Ai ishte presë e “Galacticos”.

 10. Mesut Ozil – 42.4 milionë paund

 Mesfushori i Kombëtares gjermane nuk ishte më në planet e Realit të Madridit, por nga kjo përfitoi trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, që shpenzoi 42,4 milionë paund, ose 50 milionë euro, për ta sjellë në “Emirates”.

 Merkato, dhjetë blerjet e mëdha të janarit

 Më përfundimin e merkatos së janarit, është momenti për të bërë llogaritë për transferimet e bujshme, që në këtë periudhë më shumë vlejnë për t’u dhënë frymëmarrjeve skuadrave që kanë shpenzuar në aspektet ku ato kanë çaluar gjatë pjesës së parë të sezonit.

 1. Bomba e merkatos së janarit mbetet transferimi i Huan Matas nga Çelsi te Mançester Junaitid për 45 milionë euro. Spanjolli nuk arriti të përshtatej në skemat e Zhoze Murinjos.

 2. Nuk mund të mungonte Paris Saint Germain, me transferimin e Kabaje nga Njukasëll në “Park de Prins” për 23 milionë euro.

 3. Çelsi ka kryer transferimin e tretë më të rëndësishëm gjatë muajit janar. Bëhet fjalë për blerjen e mbrojtësit serb Nemanja Matic nga Benfika për 25 milionë euro.

 4. Blerja e sulmuesit të Bazelit Mohamed Salah nga Celsi për 13 milionë euro konsiderohet si një nga lëvizjet më të zgjuara të merkatos.

 5. Në vendin e pestë renditet kalimi i brazilianit Horginjo nga Verona te Napoli, De Laurentis pagoi 5 milionë euro për gjysmën e kartonit të mesfushorit.

 6. Roma bleu Radja Naingola, duke shpenzuar 9 milionë euro për gjysmën e kartonit të mesfushorit belg, që duhet pranuar se nuk ka eksperiencë ndërkombëtare.

 7. Transferimi i Osvaldos nga Southempton te Juventus në formën e huazimit. 28-vjeçarit është një vlerë e shtuar në kampin bardhezi.

 8. Një nga lëvizjet më sensacionale në Serinë A ishte transferimi i Hernanesit nga Lacio tek Interi për 17 milionë euro. Në kampin zikaltër pritshmëritë janë të mëdha.

 9. Ne vendin e nëntë është kalimi i talentit belg De Bryjn nga Censi te Volfsburg, me skuadrën gjermane që shpenzoi 20 milionë euro për 22-vjeçarin.

 10- I fundit për nga rëndësia konsiderohet transferimi i brazilianit Diego nga Volfsburgu tek Atletiko Madrid në formën e huazimit.