Ishte një rast i rrallë në Myzeqe që një familje e tërë të përfshihej në një grup të veçantë të këngës popullore iso Myzeqare. Ato mbeten si një trashëgimni e pasuri e çmuar e Myzeqesë, në thesarin e kulturës popullore të Shqipërisë, që do të ruhen gjatë. Me meritë populli i quajti “Bilbila të këngës popullore “iso” myzeqare,të Sheqit të Madh Fier.

Ata erdhën në jetë pa zhurmë e pa bujë, por me një shpirt të madh, që ishte dhuratë nga natyra, ku “ziente vullkan” kënga që shpërthente kudo, në shtëpi, në arë, në të korra, në ahengje, dasma e kurora. Ata lindën me këngën, e stolisën atë, shpërthyen me to dhe vdiqën me këngën në gojë.
Ata kurrë nuk kërkuan lavdi,por lavdinë ja u dha populli që i duartrokiti dhe i vlerësoi shpirtin e tyre të pastër, melodinë dhe ëmbëlsinë e këngës që e përcillnin me aq dashuri në publikun shqiptar.
Në ato kohë të vështira, kur sundonte kandili, skamja, injoranca, varfëria, Kili Dano me djemtë e tij mbante ndezur zjarrin e këngës, që iu ngrohte sadopak zemrat fshatarëve të varfër. Me këngët e tyre që iu buronte si ujvarë nga gjoksi i malit të Tomorrit, ngrinin lartë moralin e njerëzve, iu jepnin shpresë për të ardhmen. Kur e pyetën Kilin nëse shkon në dasma me lekë, ai u vrejt në fytyrë dhe i zëmëruar i tha bashkëbiseduesit: -“ Kili Danos as i ka shkuarë kurrë në mendje që të shesi këngën me lekë. Gjithçka që bëj, e bëj me dashurinë e zjarrit të shpirtit tim që kam për njerëzit, që atyre t’ju lehtësoj sadopak hallet e shqetësimet, që në shtëpitë e tyre t’ju kthehet gëzimi dhe buzëqeshja”.
Buçima e këngëve të tyre u ndje në të gjithë Myzeqenë, në dasma e gëzime, në tribunat e festivaleve lokale e rajonale, në ato kombëtare e deri në Kosovë, të cilët e çuan në këto treva veç shpirtit të një populli të kulturuar, arsimdashës e të dashur, si vetë toka që i mëkoi, por promovuan vlerat e etnografisë së krahinës përmes veshjeve të bukura myzeqare. Ata ishin ambasadorë dhe përfaqësues të një treve mjaft bujare, mikpritëse, ku në gjirin e saj ka pritur mjaft komunitete nga Shqipëria, si nga Kosova, Labëria, Mallakastra, Skrapari e Çamëria, pra është një Shqipëri e vogël në miniaturë.
Në repertorin e tyre mëse 100 vjeçar, janë kënduar e regjistruar qindra këngë lirike, “iso” myzeqare. Zëri i tyre si i veçantë në vokal, por edhe në interpretim, u përzgjodh dhe u regjistrua qysh në mesin e shekullit të kaluar nga koleksionisti dhe muzikologu anglez, Albert Lancaster dhe më pas aty nga vitet 50-të, nga Instituti i Krijimtarisë Popullore, Tiranë.

Kili Dano bashkë me djemtë, Kriston, Vangjelin dhe Llaqin, përcollën një trinitet zërash në sfondin e këngës popullore myzeqare, si një trashgimëni e pasuri e familjes së tyre, e deri tek nipërit e mbesat.
Këngët: Bukuroshe e Strumit; Qaj moj zemra ime qaj; Llazore; Oh, ç’u bë natë, nuk shohim të shtrojmë ordhinë; Bilbil sakat, sakat.Vidi-Vidi, fryn veriu nga deti, Nerënxë të pata thënë, Kur më shkoje rrugës me 40 asqerë,etj!
Vangjeli dhe Nikollaqi, krahas punës si punëtor në Komunale e Azotik, vazhduan rrugën e bukur të këngës popullore myzeqare, duke u bërë zërat më të njohur e më të dashur jo vetëm në Myzeqe, por më gjerë, në Festivalet Folklorike, që zhvilloheshin jo vetëm në rrethin e Fierit, por dhe në Festivalet Folklorike Kombëtare në Gjirokastër e deri në Kosovë, të cilët përcollën në gjithë trevat shqiptare, shpirtin e popullit të Myzeqesë në shekuj. Ata i dhanë emrin dhe pashaportën këngës së bukur myzeqare. Dhe këngë të tjera muarën përpjestime të gjera në mediat vizive, ato të radiove dhe në festivale e ambjente familjare, duke i kthyer këngët e tyre në himn, të cilët u vlerësuan me çmime “Laureat i Festivali”dhe çmime të tjera të larta. Ishte një rast i rrallë në Myzeqe që një familje e tërë të përfshihej në një grup të veçantë të këngës popullore iso Myzeqare. Ato mbeten si një trashëgimni e pasuri e çmuar e Myzeqesë, në thesarin e kulturës popullore të Shqipërisë, që do të ruhen gjatë. Me meritë populli i quajti “Bilbila të këngës popullore “iso” myzeqare,të Sheqit të Madh Fier.




















