David dhe Victoria Beckham drejt divorcit

517
Gjashtëmbëdhjetë vjet martesë, katër fëmijë, dy karriera të shkëlqyera dhe shumë thashetheme e përgënjeshtrime në revistat rozë.
David Beckham dhe Victoria Adams duket se janë në fund të marrëdhënies së tyre bashkëshortore. Ish-këngëtarja e “Spice Girls”, e afirmuar prej kohësh si stiliste, dhe futbollisti i famshëm në mbarë botën duket se do të ndjekin rrugë të ndryshme, pavarësisht se janë prindër të katër fëmijëve.
Lajmin e ndarjes së tyre e ka publikuar revista “OK”, e cila shkruan se “pas shumë vitesh përpjekjeje për të bërë të funksionojë marrëdhënien e tyre, David dhe Victoria po i japin fund martesës”.
Sigal