David Beckham në Kamboxhia për kauzën e fëmijëve në rrezik

319
“Ndodhem këtu për të takuar fëmijët që janë prekur nga dhuna, të dëgjoj historitë e tyre, dhe të shoh atë që Unicef dhe partnerët e saj janë duke bërë për t’i mbrojtur fëmijët. Është tronditës fakti që në botë, çdo 5 minuta një fëmijë vdes nga lloje të ndryshme dhune. Duhet t’i vijë fundi”.
Këto ishin fjalët e David Beckham, Ambasadorit me vullnet të lirë të Unicef, i cili ka realizuar një mision në Kamboxhia për fëmijët viktima të dhunës (fizike, seksuale ose psikologjike).
Në fillim të këtij viti, David dhe Unicef lançuan fondin “7:The David Beckham Univef Fund”, për mbrojtjen e fëmijëve në rrezik.
Ish-futbollisti është impenjuar duke përdorur zërin dhe imazhin e tij për të mbledhur fonde dhe për inkurajimin e liderëve botërorë të mundësojnë ndryshime pozitive për fëmijët.
Fondi do të garantojë programe për fëmijët në të gjithë botën, me qëllim ndryshimin e jetës së tyre.