Coldplay në finalën e madhe të futbollit amerikan “Super Bowl Show ”

585
Coldplay pritet të ndezë skenën e “Super Bowl”, me performancën në finalën e madhe të Futbollit amerikan.
Lajmi është konfirmuar nga revista muzikore “Billboard”. Grupi britanik i rokut që përbëhet nga Chris Martin, Guy Berryman, Johnny Buckland dhe Will Champion do të performojnë në pushimin mes dy pjesëve në stadiumin e Levit, “Santa Clara” më 7 shkurt të 2016.
Kjo është ndalesa e parë e grupit të cilët kanë njoftuar edhe turneun e tyre anembanë botës, ndërsa këtë fillim muaji djemtë rokerë do të mbajnë koncerte në Europë dhe në Amerikën Latine.
Përveç këngëve që tashmë janë kthyer në hite si “Adventure of a Lifetime” dhe ndoshta edhe një duet me Beyonce, “Hymn on the Weekend”, Coldplay do të interpretojnë edhe kënga nga albumi i tyre i ri, “A Head Full of Dreams”.
Coldplay i bashkohet kështu grupit të artistë që kanë performuar në finalet e e Futbollit amerikan si Beyonce, Justin Timberlake, Katy Perry dhe Bruno Mars.
Sigal