Çmimet SAG: Ja kush është veshur më keq

626
Yjet po shkëlqenin në edicionin e këtij viti të çmimeve Screen Actor’s Guild në Los Angeles, por jo të gjithë e bënë në mënyrën e duhur.
Ndërkohë që konkurrenca ishte e pamëshirshme në tapetin e kuq, çmimin e padëshiruar për veshjen më të keqe e merr Nicole Kidman me diferencë të madhe me rivalet. Fustani i saj Gucci me dy papagaj tek supet dhe një jeshile tepër shkëlqyese me temina ishte më i përshtatshëm për kabaretë e Las Vegas se sa për një event të tillë. Ajo menjëherë u bë objekt talljeje në rrjetet sociale të cilat shpërthyen menjëherë nga veshja që të bënte për të qeshur vetëm duke e parë.
Por ajo nuk ishte e vetme. Pas saj vinte menjëherë Kaley Cuoco, e cila dështoi tërësisht me një fustan shumë-ngjyrësh që dukej sikur kishte dalë nga një film me njëbrirësha. E treta në listë vlen të përmendet bukuroshja latine Salma Hayek, e cila ishte shumë e shndritshme dhe shumë…e verdhë.
Sigal