Chris Brown anullon turneun në Australi dhe Zelandën e Re

540
Këngëtari amerikan, ylli i hip-hopit Chris Brown ka anulluar turneun e tij në Australi dhe Zelandën e Re, pasi autoritet kanë refuzuar t’i rinovojnë vizën. Shkak është bërë e kaluara e tij dhe dhuna e ushtruar ndaj ish-të dashurës , Rihanna.
Në një deklaratë publike, të bërë nga producentët e këngëtarit, konfirmohet anullimi i dy koncerteve të fundit të turneut, po nuk jepet asnjë arsye. Në fakt ky anullim ishte i pritshëm nga ana e këngëtarit pasi ai prej kohësh ishte në bisedime për të marrë vizën.
Zyra e ministrit të Emigracionit në Australi, Peter Dutton, njoftoi në muajin shtator se do të refuzonte vizën për këngëtarin për shkak të të kaluarës së tij të dhunshme. Chris ka të drejtë ta apelojë vendimin brendas 28 ditëve, por nuk dihtet ende nëse ai do ta marrë këtë vendim.
Një zëdhënës i ministrit Dutton refuzoi të komentonte procesin e aplikimit të Brown, duke u shprehur se kjo është një çështje private. Ndërsa Zelanda e Re tha se këngëtari e ka tërhequr vullnetarisht aplikimin për vizë.
“Zyra e emigrimit në Zelandën e re konfirmon se Chris Brown e ka tërhequr aplikimin për tu pajisur me vizë për të udhëtur në Zelandën e Re. Asnjë vendim nuk ishte marrë ende për këtë kërkesë,” ka deklaruar zëdhënësi i zyrës së Emigrimit.
Refuzimi i vizës për këngëtarin vjen për shkak të të kaluarës së tij të dhunshme. Në vitin 2009 Brown ushtroi dhunë fizike ndaj të ish-të dashurës së tij, këngëtares Rihanna në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u dënua nga gjykata me 5 vjet në shërbim prove, por y dënim u tërhoq në muajin shkurt.
Ylli i hip-hopit kishte parashikuar të performont në Perth, Melbourne, Sydney dhe Brisbane këtë muaj.
Sigal