Burrat duhet të bëjnë punë shtëpie për të pasur një shëndet më të mirë

613
Studiuesit kanë gjetur se çdo ditë, gratë ne moshe shpenzojnë mesatarisht 2 orë më shumë për të bërë punët e shtëpisë sesa burrat.
Por kur burrat e moshuar nisën të angazhoheshin më shumë në punët e shtëpisë kjo u reflektua me një përmirësim në shëndet.
Studiuesit e universitetit të Bremenit në Gjermani morën në hulumtim 36.240 burra dhe gra të grupmoshës 65 e lartë nga Italia gjermania. SHBA dhe UK.
Hulumtimet treguan se femrat ishin ato që angazhoheshin më shumë në punët e shtëpisë dhe reflektonin një shëndet më të mirë se partnerët e tyre.
Gjithashtu të moshuarit që shpenzonin 3 deri në 6 orë me punët e shtëpisë kishin 25% më shumë gjasa që të raportonin një shëndet më të mirë në krahasim me ata që shpenzonin vetëm 1deri në 2 orë.
Udhëheqësi i studimit Tilman Brand deklaroi se pavarësisht se meshkujt tregohen neglizhent ndaj punëve ata në këtë mënyrë rrezikojnë shëndetin e tyre, pasi në moshën që janë aktiviteti fizik i bën ata më të shëndetshëm.
“Prandaj ndajini punët në mënyrë të barabartë që të jetoni më gjatë” këshilloji ai.
Sigal