“Bota Shqiptare”, “Morava”, “Dita 2000”, “Argeta-LMG”,“Çamëria”, frekuentim dinjitoz

506
Dita e tretë e Panairit të librit 2015, po ngjit shkallët e suksesit. Shqiptarët po i kthehen me dinjitet librit dhe kjo vihet re nga një interesim i madh që shihet në frekuentimin e panairit. Madje do të theksoja se, ajo që duhet të vihet në dukje në këtë panair është se po vërshojnë të gjitha grupmoshat. Fëmijët dhe nxënësit e shkollave po tregojnë një interes më të madh në krahasim se një vit më parë. Pallati i Kongreseve, këto tri ditë po gumëzhin nga dashamirësit e librit. Një interesim i paparë. Me të vërtetë ndjen kënaqësi kur njerëzit dynden nëpër stendat dhe vitrinat e shtëpive botuese. Pa shumë komente mund të thuhet me vërtetësi se, “Panairi i 18-të” është i jashtëzakonshëm. Edhe në ditën e tretë sipas botuesve, kërkesat më të mëdha ishin për romanet e huaj, librat historik dhe librat për fëmijë. Në këtë ditë të tretë, kërshëria më e madhe e lexuesve u ndal tek shtëpitë botuese, “Çamëria”, “Morava”, “Bota Shqiptare”, “Dita 2000”, “Pegi”, “Argeta-LMG”. “Kurti dhe Surra”, “Dhënësi”, “Zemra e vajzës”, “Lui Lamberi”, “Përse meshkujt dashurojnë kucckat”, “Mjelma e zezë”, “Elementë të filozofisë morale”, “Pasuria e Kombeve”, “Leviotani”,“Kadafi”, “Hajdutja e librit”,“Njeriu që qesh”, “Shqetësimi i dashurisë”, “Pasuria e kombeve”, “Frika prej dijes”, “Kështu foli Zarathustra”,“Kush jemi ne shqiptarët”, “Klasikët botërore”, tregime-novela, “Aventurat e Sherlok Homsit”, “Aventurat e Hakelber Finit”, “Femrat”, “Kush jemi ne shqiptarët”, “Kur qau Niçja”, “Kura e Shopenhaurit”, “Problemi Spinoza”, “Krijesat e një dite”, ‘Kuzhina çame” etj, janë librat më të kërkuar në stendat e reklamuara. Botuesit theksojnë se, çdo vit numri i lexuesve vjen duke u rritur. 
Sigal