Bella Hadid, thjesht mahnitëse

579
Bella Hadid tregon edhe një herë tjetër se është një nga femrat me trupin më të bukur dhe njëkohësisht një nga modelet më të kërkuara të momentit.
Vetëm pas pak ditësh, modelja 19 vjeçare do të kalojë mbi tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërsa të martën ajo ka shijuar momente relaksi në një prej hotelet më luksoze franceze, në “Du Cap-Eden-Roc”, ku qëndrimi vetëm një natë nis nga 625 euro. Bella është fotografuar në pishinën e hotelit. Ajo mbante veshur bikini të zeza, ndërsa ishte mahnitëse me format e saj. Me paraqitjet e fundit, duket se Bella po eklipson edhe motrën e saj Gigi, që gjithashtu është një nga modelet më të kërkuara.
Sigal