Basketbollisti Lamar Odom zgjohet nga koma

449
Lamar Odom është zgjuar nga koma duke i thënë gruas së tij Khloe Kardashian “Të dua” , 3 ditë pasi është gjetur pa ndjenja në një shtëpi publike së bashku me një faturë 79 mijë dollarëshe të shpenzuar për prostituta,pilula dhe konjak.
Në një intervistë me Access Hollywood ylli i “Keeping Up with the Kardashians” Kris Jenner tha se basketbollisti do të qëndrojë disa kohë me maskë oksigjeni derisa të kthehet në gjendjen normale.
Fëmijët e 35 vjeçarit Lamar Jr, dhe Destiny padyshim që kanë marrë një lajm të mrekullueshëm teksa janë fotografuar të buzëqeshur mbrëmjen e së premtes ndërkohë që largoheshin nga spitali me gjyshin e tyre Joe.
Sigal