Sigal

75-Vjetori i Brigadës së 2-të Sulmuese

Bashkim QELI, Studiues

Shndërrimi i luftës së popullit tonë, në Kryengritje të Përgjithshme të armatosur, shtronte para PKSH dhe Shtabit të Përgjithshëm, nevojën e domosdoshme të krijimit të formacioneve të mëdha partizane. Krijimi i brigadës së parë dhe të tretë sulmuese dhe më pas i Br II S. të UNÇSH –së, menjëherë pas përurimit të B. III S, në prag të Operacionit Mësymës të armikut në dimrin e vitit 1943 – 1944, vërtetoi vendosmërinë e popullit tonë, të udhëhequr nga PKSH, me në krye Enver Hoxhën, për të çuar deri në fund, luftën e nisur, për çlirimin e plotë të vendit si dhe për të zbatuar në praktik planin e Shtabit të Përgjithshëm për organizmin e ushtrisë së rregullt Nacionalçlirimtare. Lidhur me këtë ngjarje të shënuar, Enver Hoxha në përshëndetjen e tij, me rastin e 40 Vjetorit të çlirimit të vendit, drejtuar ish-partizanëve të kësaj brigade shkruan : – “ Më 28 nëntor të vitit 1943, ditën e shënuar të përvjetorit 31 të shpalljes së Pavarësisë, ju zbritët nga stanet e Linosit në Skrep dhe në sheshin e vogël të rrethuar nga male,..formuat Brigadën Dytë Sulmuese, një nga formacionet e para të mëdha të ushtrisë sonë heroike nacionalçlirimtare.”(Gaz. ZP.6.11. 1984,f.1) Krijimi i Br. II S. ishte i lidhur ngushtë më një ngjarje shumë të rëndësishme, për popullin dhe ushtrinë tonë nacionalçlirimtare, me përballimin e Operacionin e madh armik të Dimrit. Ku efektivi i brigadës së sapoformuar u gjend ballë për ballë me ashpërsinë e dimrit, pa ushqime, municione të pakta dhe veshmbathje si dhe me egërsinë dhe tërbimin e bishës naziste e cila nuk po i zbatonte objektivat e saj, sepse në vendin tonë nuk gjeti një vend e popull të pa organizuar, të hutuar por ai gjeti një popull të organizuar rreth Këshillave nacionalçlirimtare dhe të ushtrisë së tij. Pra brigada e dyte sulmuese e nisi veprimtarinë e saj luftarake me përballimin e Operacion armik të Dimrit.

Ashtu si të gjitha formacionet e njësit partizane të UNÇSH dhe brigada e dytë sulmuese mori pjesë në përballimin e mësymjes së përgjithshme të armikut në dimrin e vitit 1943–1944 dhe zhvilloi një sërë veprimesh luftarake në zonat e Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut. Ajo përshkoi një rrugë plotë sakrifica e vështirësi me heroizëm. Efektiv i brigadës duke shfrytëzuar me mjeshtëri terrenin e thyer e malor, të zonës së Shëngjergjit – Çermenikë, Martanesh dhe duke zbatuar me mjeshtëri të lartë metodat e taktikës së luftës partizane, në bashkëveprim me forcat territorial të zone, luftoi me heroizëm dhe i bëri ballë operacionit armik të mbështetura fuqimisht nga forcat e reaksionit shqiptar. Në rrugën e saj luftarake ka kryer një sërë veprimesh luftarake e politike. Ajo zhvilloi veprime luftarake kundër pushtuesit dhe reaksionit në zonat Dibrës, Çermenikës, në rrethinat e Tiranës Priskë, Brar, Pezë, Fushë Krujë, Ishëm dhe Brenda në qytetin e Tiranës. Tipike është veprimi i mbrëmjes së 17 Janarit 1944, kur njësitë partizanë rreth 20 vetë të drejtuara nga Heroi i Popullit Kozma Naska, në ora 01:00, goditi garnizonin armik në shkollën e Kuqe në bashkëveprim me njësitin gueril të qytetit, duke i shkaktuar armikut humbje të mëdha në forca rreth 25 të vrarë dhe shumë të plagosur. Ky aksion beri bujë të madhe në Tiranë ngriti moralin e partizanëve dhe besimin në popullin e qytetit se vetëm partizanë mundë ta çlironin vendit nga pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre. Operacioni armik i dimrit, si për të gjitha formacionet partizane edhe për efektivin e Brigadës së Dytë Sulmuese, ishte një sprove e madhe, e rëndë dhe e vështirë, me gjithë mangësitë e drejtimit nga shtabi i Brigadës, si rrjedhojë e ndërhyrjes nga Shtabi i Përgjithshëm u kalua me sukses. Brigada kaloi me vështirësi pengesa të ndryshme, të diktuara nga sulmet e forcave naziste dhe bashkëpunëtorëve të tyre dhe kushtet e këqija atmosferike të dimrit shumë të ashpër të atij viti, për të evituar asgjësimin ajo u shpërnda në formacione të vogla duke manovruar nëpër Martanesh – Çermenikë, i doli në shpinë forcave gjermano – balliste. Në prill 1944 më urdhër të SHP, kaloi lumin Shkumbin dhe u nis për në zonën e Panaritit. Gjatë rrugë kalimit për në Panarit ajo spastroi forcat reaksionare të ballit në Dumre dhe arriti në Panarit. Me të mbërritur në Panarit ajo beri riorganizimin, duke u kompletuar me forca të reja nga qarku i Korçës duke e dyfishuar efektivin e saj me partizan të rinj. Të cilët i dhanë gjallëri brigadës. Fillimi i operacionit armik të Qershorit 1944 e gjeti brigadën në rruajtje të punimeve të Kongresit të Parë Antifashist të Përmetit. Në kuadrin e detyrave, që u caktoi Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH –së të gjitha formacioneve partizane, për të përballuar operacionin armik të Qershorit, efektivit të brigadës ju ngarkua të vepronte për të mbyllur drejtimin Leskovik – Përmet me një batalion, ndërsa me forcat kryesore do të vepronte në zonën Frashër – Dangëlli duke mbrojtur këtë drejtim për të mos lejuar afrimin e forcave gjermane dhe balliste, detyrë që brigade e kreu me sukses. Pas dështimit të Operacionit armik të Qershorit, i cili u përballua me shumë sukses nga formacionet partizane të UNÇSH –së, Brigada e Dytë Sulmuese mori detyrë të veprojë në qarkun e Korçës me detyrë në bashkëveprim me Br IX S dhe forcat partizane që vepronin në këtë qark të çlironte qytete Korçën, Leskovikun, Ersekën, Bilishtin. Brigada kreu një sërë veprimesh luftarake në zonën e Korçës. Brigada për disa muaj me radhë, në bashkëveprimi me njësitet territoriale të fshatarëve zhvilloi luftime të shumta si në Qafën e Qarrit, Devoll, Bozhigrad (sot Mirasi), Vithkuq, në fushën e Korçës, në Pojan dhe në Zëmblak. Një nga luftimet më të suksesshme i Brigadës ishte ai i 17 shtatorit 1944 në afërsi të fshatit Dëshnicë të Korçës, që në bashkëveprim me Batalionin “Skënder Çaçi” sulmoi forcat gjermane dhe balliste që ishin të garnizonit të Korçës.

Veprimet ishin të shpejta,të befasishme dhe të fuqishme duke i detyruar forcat gjermane të tërhiqeshin në panik. Ndërkohë Brigada gjatë muajit shtator – tetor 1944 ndërmori sulme të fuqishme dhe çlirojë Leskovikun, Ersekën dhe më pas Bilishtin. Me çlirimin e këtyre qyteteve, ajo mori për detyrë që, në bashkëveprim më Br IX S dhe një batalion të Br XX S, të sulmonte e të çlironte qytetin e Korçës. Luftimet për çlirimin e Korçës vazhduan për disa dite e net dhe, më 24 tetor Korça u çlirua. Me çlirimin e Korçës ajo mori për detyrë që të mbante nën goditje forcat gjermanë që tërhiqeshin në rrugë kalimin Strugë – Qafë Thanë- Prrenjas – Librazhd. Ajo bëri shumë aksione sulmuese për gjatë këtij rrugëkalimi dhe i shkaktoi forcave gjermane dëme në forca dhe mjete. Në të gjitha veprimet luftarake dhe aksionet, ajo bashkëpunoi dhe i koordinoi veprimet me forcat territorial të zonës, popullin dhe këshillat nacionalçlirimtare të fshatrave ku kryheshin luftimet. Brigada 2-të Sulmuese i kreu të gjitha detyrat që iu ngarkuan nga SHP dhe KP e UNÇSH dhe këtë ë tregojnë shifrat e më poshtme, nga radhët e Brigadës ranë në fushën e betejës 40 dëshmorë, e shumë të plagosur, që ranë në fushën e betejës për të mos vdekur kurrë si “Heroi i Popullit” Kozma Naska, Besim Imami, Shejnaze Juka, Raqi Themeli, Neshat Kondi, Jaçe Hormova. Nazmi Gaba etj. Kanë kaluar 75 vjet nga 28 Nëntori i 1943 kur u formua Br II S e UNÇSH. Jeta dhe lufta e Brigadës II, përbën një pjesë të vogël të asaj lufte madhështore që bëri populli shqiptar nën udhëheqjen e PKSH dhe KP Enver Hoxha. Br II S lindi, u rrit dhe mësoi të luftojë gjatë Luftës, sikurse të gjitha brigadat e tjera partizane. Sot partizanët që janë gjallë të kësaj Brigade si dhe pasardhësit e veteranëve përkulen me respekt ndaj luftës heroike të partizanëve për çlirimin e vendit. Sot disa pinjollë të bashkëpunëtorëve të fashistëve edhe disa pseudo historianë dhe analistë mundohen të hedhin baltë mbi LANÇ-in, brigadat partizane dhe komandantët që i drejtuan këto brigade, por “Dielli nuk mbulohet me shoshë”, thotë populli. Ata në fillim hodhën baltë mbi LANÇ-in dhe KP të UNÇSH-së dhe Enver Hoxhën, dhe kohët e fundit atakojnë figurën e Mehmet Shehut për disa qëndrime sektare por në të vërtet, ata godasin Luftën Nacionalçlirimtare. LANÇ dhe ata drejtuan UNÇSH në luftën kundër pushtuesve nazifashistë për çlirimin e vendit, historia e tyre është e shkruar me germa të arta në altarin e historisë sonë kombëtare. Sa më shumë që t’i baltosin aq më lartë ngrihen, ata dhe partizanët që bënë Luftën. Dhe ajo epope e lavdishme e popullit shqiptar. Dhe sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë del në pah roli dhe rëndësia e krijimit të Br II S, aq më shumë do të kujtohen ata partizanë që formuan atë Brigadë dhe aq më lavdishme bëhet historia e saj, aq më madhështore bëhet historia e saj për çlirimin e vendit. Përpjekjet e disa pseudo historianëve edhe e pinjollëve të bashkëpunëtorëve të pushtuesve të sotëm, u entuziazmuan shumë nga veprimi kreut të qeverisë dhe i Rilindjes për ceremoninë e prurjes dhe vendosje së eshtrave të kreut të BK, Mid’hat Frashërit në kodrat e liqenit me ceremoni shtetërore, tregon qartë se në vendin tonë po gjallojnë idetë e neofashistëve të rinj që, kanë si qëllim të  mohojnë LANÇ-in e popullit shqiptar, vendin e nderit në historinë e kombit, natyrën e saj si vazhduese legjitime e idealeve të Rilindësve tanë të mëdhenj, të lëvizjeve të mëparshme atdhetare dhe demokratike, kushdo qofshin momentet e këtyre akteve i sjellin dëm të madh interesave të kombit tonë, në kushtet kur Kosova ka shpallur pavarësinë. Për këtë do të citoja dëshirën e Lordit anglez R. Hibbert që thotë:-“ …partizanët ishin të vetmit që e vlente t’i mbështesje. Besoj… se po të kisha qenë shqiptar, unë do të isha bërë partizan.” R.Hibbert “Fitoria e Hidhur” f.24)