Baftjar Abazaj: Kuvendi VII tregoi unitetin e Shoqatës “Labëria”   

46
Sigal

Baftjar Abazaj
KRYETAR I SHOQATËS LABËRIA, DEGA FIER

Të dashur miq, të ftuar dhe pjesëmarrës  në këtë kuvend të Labërise, të organizuar nga kryesia e SHAK Labëria “ NDERI i KOMBIT”.  Më lejoni të përshëndes në emër të shoqatës Labëria, dega Fier punimet e këtij kuvendi të Labërisë. Në këto momente të rëndësishme për gjithë lebrit, krahinat e saj dhe mbarë popullit tonë. Sot vijmë në këtë kuvend me një shpirt patriotik dhe atdhetar të udhëhequr nga mendimi dhe dëshira, për t’i shërbyer shoqatës dhe krahinës sonë të Labërisë. SHAK Labëria, dega Fier ka punuar gjithmonë në përmbushjen me sukses të misionit të saj. Në punën njëvjeçare pas zgjedhjeve të reja, kjo punë dhe veprimtari e gjithanshme atdhetare edukative me traditat dhe zakonet tona të Labërisë, e cila është realizuar me kryesinë e re dhe angazhimin e gjithë antarëve të shoqatës, si dhe në bashkëpunimin me kryesinë e përgjithshme të SHAKL Tiranë. Menjëherë mbas zgjedhjeve të reja na u desh të bënim një punë më të kualifikuar, për të ndryshuar imazhin e shoqatës për formimin e unitetit të saj, si dhe për të afruar anëtarët e larguar, kjo si pasojë e komunikimit jo të mirë të drejtuesve të saj dhe të anëtarëve të kryesisë  së mëparshme.

1-U punua për të rritur numrin e anëtarëve me moton: Labëria është sofra e madhe, ka vend për të gjithë pa dallim bindjeje.

2-Rritëm numrin e abonimeve në gazetën”Labëria”.

3-U bë e mundur që në fillim të vitit të sigurojmë një zyrë pune për shoqatën, me kontributin e dhënë nga kryetari bashkisë Fier z. Armando Subashi dhe prefekti i Fierit z.Lefter Shehaj.

4-Vendosëm bashkëpunim me shoqatat e tjera, si me shoqatën “Labëria” të Patosit, shoqatën “Myzeqeja”, shoqatën “Çamëria”, shoqatën e “Mallakastrës”, gjithashtu me shoqatën e veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve të bashkisë sonë.

5-Ngritëm grupet e punës duke angazhuar të gjithë anëtarët e kryesisë.

6-Organizuam vizitën e parë duke përshkruar Labërinë, rrugën Tepelenë-Gjirokastër-Delvinë-Sarandë-Vlorë-Fier, duke na sponsorizuar miqtë labë, si dhe vizita në Tepelenë.-Salari-Nivicë.

7-Kemi kryer vizita në Kosovë, në 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj në Prishtinë, ku shoqëroheshim edhe nga grupi i këngëtarëve Lab.

8-Kemi marrë pjesë në të gjitha festat kombëtare dhe në festat e qytetit.

9-Kemi organizuar promovimin e librit me poezi të Epiro Kadhës, kushtuar vendlindjes së tij Progonatit, si dhe artistëve të polifonisë Labe: Golik Jaupit, Nazif Çelës si dhe artistëve fierak.

10-Kemi shpërndarë mirënjohje për veprimtarët e dalluar të shoqatës në vite dhe kontributin e tyre në shoqatë si: Novroz Dule, F.Rrapaj, V.Lulaj, S.Llaka, B.Duka, E.Gjika, A.Zhupa, F.Bruhamaj, Q.Hasani, F.Memushi etj.

11-Kemi bërë vizita me rastin e 23 shtatorit, ku bëmë homazhin në lapidarin(Dhemblan) kushtuar dëshmorëve të krahinës së Lopsit, që luftuan kundër shovinistëve grekë në vitet 1913-1914. Po në fshatin Dhemblan dhamë certifikatë mirënjohjeje për Xhelil Hasanin, për kontributin e tij, si dhe edukimin e fëmijëve me traditat e zakonet e Labërisë (pas vdekjes), ku u bë një organizim madhështor i organizuar nga djemtë e tij që aderojnë dhe kontribojnë në shoqatën tonë.

12-Vizitën e dytë në Diasporë e kemi zhvilluar në Janinë, ku vizituam kalanë e Janinës, si dhe shtëpinë-muze në ishullin e sundimtarit të famshëm  Ali Pashë Tepelena.

13-Gazeta “Labëria” ka qënë një thesar i madh për ne, ku kemi gjetur zbërthimet, analizat e përgjithshme, histori dhe përvojë pune, të cilat na kanë hapur horizont, na kanë ndihmuar për realizimin e detyrave dhe objektivave tona. Rëndësi për ne kanë patur shkrimet e profesor Ago Nezhës, sidomos për polifoninë Labe, si dhe problemin e Himarës duke argumentuar e hedhur poshtë pretendimet antikombëtare të Vaso Toles me shokë, si dhe të Fredi Belerit. SHAK “Labëria”, dega Fier, duke ballafaquar me këto artikuj në analiza të veçanta, duke u mbështetur me një mendim unik simpoziumin në Tiranë. Nga SHAK. Labëria “Nderi i Kombit”

1-Ne si shoqatë kemi vlerësuar znj. Rudina Bardhi me banim në SHBA në qytetin e Bostonit, me origjinë Labe dhe e martuar në Fier, ku po kontribon për ngritjen e shoqatës “Labëria” në Diasporë, kanë nisur punën për krijimin e degës Labëria, ku kanë afruar shumë anëtarë, deri tani mbajmë lidhje të vazhueshme. -Një ndihmë të madhe për shoqatën tonë për realizimin e detyrave kanë dhënë: Profesor Ago Nezha, Agim Çiraku, Albert Zholi.

-Jemi duke përfunduar regjistrimin, evidentimin e familjeve labe në bashkinë tonë, dhe zonat që mbulon ajo. Na mbetet si detyrë të punojmë më shumë në brezin e ri, si dhe me anëtarësimin e grave në shoqërinë tonë.

-Nuk do lëmë pa përfunduar e falenderuar për kontributin që kanë dhënë me sponsorizimet për shoqatën tonë: z. Arjan Hasani, Artan Pasholli, Besmir Haxhi, Besnik Seferi dhe Ardian Halili.

Duke përfunduar shpreh respekt, mirënjohje si dhe besimin se delegatët nga të gjitha degët e vendit do zgjedhin në krye njerëzit e përkushtuar me aftësi dhe përvojë pune drejtues dhe organizues për të çuar përpara SHAK Labbëria “Nderi Kombit” si dhe për të kryer misionin e saj fisnik.

Po e mbyll me disa vargje të z.Adem Nuhaj “Labëria ime”

 “Labëria ime”

 

UNË PËR LABËRINË DO KËNDOJ KËNGË,

KU KAM PIRË GJIN, KU KAM THIRRUR NËNË

 

LABËRIA E KËNGËS, VENDI ME SHQIPONJA

FJALA E NGROHTË E NËNËS, MJALTË NË ZEMRAT TONA

 

DI TË PRES MIKUN, SIÇ E DO TRADITA

kURSE PËR ARMIKUN, NUK DI CFARË ËSHTË FRIKA

 

NË MALE TË LARTË, ME GRYKË BURIMI

JE DETI SHTATË, LABËRIA IME

 

BRENDA LABËRISË, GJEN TRIMËRINË DHE KËNGËN

DJEPI I LABËRISË, ËSHTË ILAC PËR NËNËN

 

BARUTIN E THATË, E MBAN LABËRIA

TE  TY NË CDO FSHAT GJEN MIRË HISTORIA.

 

TI KE GËRSHETUR, KËNGË TRIMËRINË

GUR TË PASHTERUAR E KE BUKURINË.

 

KUR KËNDOHET KËNGA, TUNDEN DHE MALET

SE  ATY ËSHTË BRENDA DHE CULA DYJARE.