Art Abazi, Art përmes muzikës, Art përmes fotografisë

2530
Sigal

Mira
Mrruku

Ai
është djaloshi simpatik, i është mbrujtur me shpirtin e artistit që në vegjëli,
I rritur në një familje artistësh ku muzika dhe harmonia e tingujve ka mbizotëruar
gjithmonë. Art Abazi duket se nuk e ka pasur dhe aq të vështirë të rrëmbejë
zemrat e publikut, nëpërmjet muzikës dhe këngëve të tij dhe, së fundmi, nëpërmjet
një ditari të bukur me fotografi mbresëlënëse.




Art
prej kohësh ke aspiruar dhe je bërë pjesë e familjes së madhe të artit nëpërmjet
disa projekteve muzikore, ke sjellë kënge dhe klipe që më shumë se sa të bëjnë
atë zhurmën e madhe, duken si një shije e hollë e kuruar deri në detaje për të
mbetur në memorien e publikut, cilat janë planet e së ardhmes në muzikë?

Unë e kam të pamundur t’i përgjigjem
direkt pyetjes tuaj, pa ju falënderuar si fillim për këtë konstatim, ndoshta
edhe pak i ekzagjeruar nëse mund ta quaj kështu,  sepse realisht (e them me shumë keqardhje) ,
shumë më i madh ka qenë suporti nga ana juaj se vetë puna ime ose meritat e mia
në këtë rast. Po them kështu, sepse jam treguar një dembel i çuditshëm, rastin
e të cilit nuk besoj se e shpjegon dot as Mimoza Ahmeti  psikologja ime e preferuar ). Dembel i çuditshëm,
sepse po të punoja deri në detaje ashtu siç thoni ju dhe ashtu siç e dua muzikën
dhe artin në përgjithësi, tani do flisnim për suksese më të mëdha dhe krijime,
të cilat do jetonin gjatë në memorien e publikut tonë. Sidoqoftë, tani besoj se
jam zgjuar me të vërtetë nga gjumi dhe për këtë vit i kam dhënë vetes si prioritet
realizimin e 3 këngëve, të cilat do të përcillen, kuptohet me video, ku falë
menaxherit artistik,  Erkand Shabani, i
verifikuar tashmë si një djalë super ambicioz, do t’i kushtojmë rëndësi shumë më
të madhe publikimit të tyre. Duke qenë se tashmë dëshirës së madhe do ia bashkëngjis
edhe punën, jam i bindur që do t’vijnë në jetë disa këngë të bukura për ta
balancuar sado pak industrinë tonë muzikore, e cila sidomos 4-5 vitet e fundit është
e dhimbshme, qoftë në tematikat e teksteve, përmbajtjen dhe vet muzikën .


I
rritur në një familje artistësh, sa kanë ndikuar babai dhe Dreni në zgjedhjet e
tuaja në art dhe cilat janë ato tipare që do doje të përvetësoje nga ata?

Në shijet e mija absolutisht
aspak! Për t’më frymëzuar? Pafundësisht shumë. Babi ka qenë kitarist aktiv gjatë
viteve ’80 dhe natyrshëm  frymëzimi i parë
është babi, pastaj Dreni nuk ka se si të mos jetë frymëzim për mua dhe jo vetëm.
Po noton për mrekulli në këto ujëra të trazuara të artit, duke bërë vetë gjithçka.
Natyrisht, secili artist do të donte të mos varej nga askush por të krijojë vetë
gjithçka, duke nisur nga teksti e deri tek nota e fundit, por jo të gjithë
lindin me këtë.




Duket
që natyra të frymëzon dhe nën një farë mënyrë është kthyer një muzë për ty, të
paktën kështu e ke krijuar perceptimin tek publiku nëpërmjet postimeve në
rrjetet sociale, çfarë ndodh me Artin në të vërtetë kur gjendet përballë një
tabloje që natyra ka krijuar?

 Hmmmm…pas përfundimit të shkollës së mesme,
filloi një jetë e re dhe për pasojë, daljet e mia  në kafene ose në klubet e natës u reduktuan
pothuajse për 98.2%  . Ndoshta edhe për
faktin se aty luhet muzikë që nuk përputhet me shijet e mia. Koncertet e mira
mundohem t’i ndjek vazhdimisht, kështu që nuk mbetem keq sa i përket kësaj. Eh
tash, ta duash natyrën do të thotë që je një njeri i mirë dhe jo i dëmshëm për
natyrën. Meqenëse edhe orari i përshtatshëm në punën primare që bëj ma ka mundësuar
këtë lloj alternative, unë shëtis më shumë  dhe nga ana tjetër mosliberalizimi i vizave për
ne, ka bërë që unë  të shijoj frymëmarrjen
e të gjitha bjeshkëve dhe vendeve magjike në Kosove dhe pjesërisht edhe në
Shqipëri . Artistët tonë të suksesshëm do të thoshin që në natyrë inspirohen për
të shkruar tekskte, ndërsa unë jo . Ndoshta lekët e fundit i shpenzoj për një
udhëtim të bukur dhe për të realizuar ndonjë foto të bukur, vlera e së cilës do
ta mundte faktin e mbetjes pa lek’ .



Mesa
duket ne dimë shumë pak për ty, ose ti ke dashur të mos i zbulosh të gjitha
pasionet tuaja njëherësh. Së fundmi ne kemi parë një ditar të pasur me
fotografi të realizuara nga ty, sigurisht të frymëzuara nga natyra dhe udhëtimet
e shumta. Mund të na thuash diçka më shumë rreth këtij pasioni, Art?

Jo, keni të drejtë, nuk më njihni
aspak. A e dini more me çfarë ylli të madh e të pazbuluar po flisni ? ( haha)
T’ju them të drejtën , duke qenë ai dembeli i çuditshëm, shokët dhe njerëzit e
mire me shkruanin non-stop dhe me në fund më binden që duhet t’ia kushtoj një vëmendje
të konsiderueshme edhe fotografisë sepse bashkë me udhëtimet e mija po vijnë
edhe disa fotografi që pa modesti, janë shumë të nevojshme për sytë  tonë që po lodhen gjithë ditën në telefon.


2018-ta
duket se të ka zhvendosur në Tiranë të kemi parë shpesh. A je zhvendosur me të
vërtetë  për të jetuar këtu? Çfarë po
kurdis Art?

Jo nuk jam zhvendosur dhe nuk do
të zhvendosesha ndonjëherë nga Prishtina. Thjesht, Tiranën e dua dhe po vi më
shpesh, për shkak të takimeve të punës dhe fillimit të procesit për realizimin
e 3 projekteve (edhe pse term i panevojshëm në muzikë) që i përmenda më herët .
Në 2018 besoj se do ia dal të realizoj këngët/videot e muajit mars, maj dhe
dhjetor. Ky është targeti im. Ndërkohë bashkë me to edhe mbrëmjet e muzikës
live, besoj se do vijnë natyrshëm.