Arsimi është ndër ata sektorë ku mbi të gjitha rëndësi ka pasioni

598
Bashkia Berat nderon me titullin “Nderi i Qytetit ” dy figura të njohura të arsimit
Petrit Sinaj – Dekada historie në arsimin beratas kanë përcjellë individualitete, para të cilëve duhet të përulemi me respekt

Në vigjilje të festës së 7 Marsit, Bashkia e Beratit vlerësoi me titullin e lartë ‘Nderi i Qytetit’ dy personalitete të arsimit, Hysen Mezini dhe Njazi Shehu (pas vdekjes). Të pranishëm në mjediset e Pallatit të Kulturës ishin mësues, intelektualë, familjarë të personaliteteve të vlerësuara etj. Ishte i pranishëm gjithashtu edhe Sekretari Politik i LSI për Qarkun e Beratit, Nasip Naço. Duke i dorëzuar titullin e lartë familjarëve të Hysen Mezinit, kreu i Bashkisë Berat, Petrit Sinaj midis të tjerave theksoi rëndësinë e veçantë të vlerësimit të figurave të spikatura të mësuesve. E në këtë kuadër vlerësimi në vigjilje të 7 Marsit për kryebashkiakun Sinaj mbetet kuptimplotë. “I presim me kënaqësi këto dy festat e marsit për të uruar siç është tradita, ndonëse shpesh urojmë edhe mekanikisht, duke harruar që dekada historie në arsim kanë nxjerrë individualitete të spikatura, e me kontribute që i kanë dhënë tonin arsimit në Berat. Në këtë mënyrë, ata u bënë pjesë e jetës së qindra të rinjve, të cilët kanë qenë nxënësit e tyre”, vijoi në fjalën e tij z. Sinaj, i cili më pas i dorëzoi pjesëtarëve të familjes Mezini titullin e lartë ‘Nderi i Qytetit’ duke vlerësuar kësisoj një prej mësuesve më të spikatur të lëndës së Biologjisë jo vetëm në Berat, por në gjithë vendin. Me tej, z. Naço i ka akorduar titullin ‘Nderi i Qytetit’ familjarëve të mësuesit dhe trajnerit të spikatur të volejbollit në Berat, Njazi Shehu. Z. Naço midis të tjerash ka vlerësuar këtë nderim të veçantë që bashkia u bën këtyre dy personaliteteve të spikatura të arsimit në vite në qytetin e Beratit. Gjate aktivitetit u sollën momente nga jeta dhe aktiviteti në arsim i dy mësuesve të nderuar, ndërsa për të pranishmit u dha një koncert vokal dhe instrumental. Nasip Naço – Sekretari politike i LSI-së për Qarkun e Beratit që mori pjesë në këtë ceremoni nderimesh mes të tjerave citoj se: “Lajmi i marrjes së titullit më të larët që jep bashkia e Beratit, “Qytetar Nderi”, i dy profesionistëve në shërbim të arsimit z. Hysen Mezini dhe z. Njazi Shehu, është një lajm i mire, për familjarët, për kolegët dhe për cilindo që do t’i akordohej, por kur këtë titull e marrin profesionistë të tillë në fushën e Arsimit, të cilët nga duart e tyre kanë nxjerrë me qindra breza maturantësh e studentësh dhe të tjerë që kanë kanë në duart e tyre të ardhmen e brezave, ky çmim merr edhe më shumë vlerë. Në këtë kontekst përveç gëzimit, kjo ditë duhet të jetë edhe një moment analize për atë çka i ofrohet arsimtarëve përtej këtyre çmimeve. Dhe në këtë drejtim mundet të pyesim ?, se a e ndiejnë ata veten të rëndësishëm në Shqipëri, aq sa të rëndësishëm e kanë rolin !. Nëse jo, atëherë duhet t’i kërkojmë fajet tek vetja dhe të përpiqemi t’ju japim vendin që i takon këtyre Profesonistëve që i janë përkushtuar gjithë jetën përgatitjes të brezave duke sjell me qindrae mijëra gjenerata të përgatitura për të shërbyer në sektorët nga më të rëndësishmit të jetës. E kemi detyrim të sjellim në Berat një vëmendje më të madhe qoftë në planin e cilësisë së administratës në arsim ashtu edhe në atë të garantimit të kushteve më të mira për fëmijët tanë, por më parë duhet t’ju krijojmë kushte optimal pune stafeve pedagogjike deri dhe atyre akademike që përgatisin dhe nxjerrin nga bankat e auditorëve të dijes profesionist. Për këtë duhen parë në radhë të parë investimet në shkolla që duhet të jenë një prioritet i padiskutueshëm, si një premisë për të krijuar kushte të favorshme e komode për nxënësit dhe mësuesit që mësimi të zhvillohet në kushte normale. Arsimi është ndër ata sektorë ku mbi të gjitha ka rëndësi pasioni, por nëse në drejtim të tij do të kishte vëmendje të munguar, edhe pasioni do të zbehej dhe humbte çdo kuptim. Sot mundi i këtyre arsimtarëve mori më shumë vlerë! Të vijojmë mesa mundësi kemi që t’i promovojmë më tej vlerat të tilla dhe të ushqejmë tek të rinjtë rëndësinë e figurës të mësuesit.
Nga Sulo GOZHINA
Sigal