Anjeza Braushi: Asgjë që thuhet për mua s`më mërzit !

1167
Fotomodele, balerinë, valltare por dhe shumë sexy. Aty ku ajo vallëzon, patjetër do të tërheqë vëmendjen e të gjithë spektatorëve për bukurinë por dhe për elegancën fine të interpretimit. Nuk është xheloze, por dhe nuk i merr në konsideratë thashethemet, gjë e rrallë kjo në botën e artistëve
1-Përshëndetje Anjeza, së fundi keni publikuar në rrjetet sociale shërbimin tuaj më të ri fotografik. Më thoni ju lutem, cilët ishin bashkëpunëtorët e këtij projekti. 
-Po, seti im i fundit fotografik i cili mban vulën e fotografit të talentuar Fani Aliko, ndërsa për grimin është kujdesur Tila Pink Style. 
2-Kam dëgjuar se keni mbi 100 palë këpucë…
-Po, është e vërtetë pasi jam e fiksuar pas këpucëve dhe sandaleve.
3-Ju shoh në super forme fizike por, unë di se ju jeni edhe mami. Është e vërtetë ? 
-Po, unë kam dy djem Gerisonin dhe Xhorxhin, ato janë arsyeja e jetës sime. Përsa i përket formave të mia mund t’ju them se është gjenetike.
4- Të kalojmë pak në planin sentimental, tashmë e dimë që dashuria ka trokitur në dyert e jetës tënde, a je e lumtur pranë tij? 
– Është e vërtetë që dashuria ka vite që ka trokitur në jetën time dhe është tashmë krahu im i djathtë në gjithçka që bëj dhe ai është bashkëshorti im. Ai është një mashkull që kujdeset për mua dhe më vlerëson. 
5-Cilët janë miqtë më të mirë të Anjezës ? 
– Do të veçoj këtu Shakirën, Anën, Rezin, Xhulin dhe Nikitën 
6-Megjithëse jeni prej vitesh pjese e botës së baletit në Shqipëri, disa detaje nga ju ende nuk i dimë. Kur jeni marrë me balet për herë të parë ?
-Kur isha vetëm 5 vjeçe .. 

7- Baleti është i bukur, por edhe kjo fushë ka vështirësitë e saj apo jo? 
– Është shumë e bukur dhe të jep jetë por si çdo punë apo profesion ka vështirësitë e saj. Bota e baletit, po flas për ditët e sotme, është shumë konkurruese dhe ka bërryla, prandaj bëhet pak e vështirë, por kjo nuk ka pse të ndalojë një profesionistë të vërtetë, një artist të kompletuar. 
8 -Je ndër valltaret më të dashura për publikun shqiptar, përsa i përket edhe diasporës. A ndihesh e privilegjuar? 
– Ndihem, madje shumë e privilegjuar sepse është kënaqësi më vete të vallëzosh dhe të shikosh gëzim tek familjet shqiptare, qofshin ato brenda apo jashtë kufijve. 
9- Si i përballon lëvizjet gjatë gjithë kohës, janë lodhje më vete apo jo? 
– Oh, tashmë jam mësuar me lëvizjet, udhëtimet nga një vend në tjetrin dhe ka lodhje por ka edhe sodisfaksion, falënderimet dhe duartrokitjet e publikut, e lehtësojnë lodhjen. 
10- Kur largohesh, të merr malli për shtëpinë, për shoqërinë që nuk i kushton dot vëmendjen e duhur? –
Është përjetim i ndryshëm tek njerëz të ndryshëm. Realisht, kur largohem më merr malli shumë për gjithçka që kam këtu, sidomos kur më duhet të qëndroj më tepër nga ajo që kisha planifikuar, por tashmë unë e bëj prej vitesh dhe jam mësuar. 
11- Në balet ka xhelozi? 
– Mund edhe të ketë, por unë nuk e kam ndjerë dhe nuk besoj ta ndjej ndonjëherë. Çdo valltare ka adhuruesit e vetë dhe nëse punon me dashuri dhe përkushtim, arrin të shijosh frytet e punës dhe nuk ka pse të ketë xhelozi. Çdo njeri ka vendin e tij dhe është publiku ai që vlerëson profesionalitetin, çfarë është në nivel të lartë të realizuar dhe çfarë jo. 
12- Ngjyrat që të personifikojnë, cilat janë? 
– E bardha dhe e verdha më pëlqejnë shumë. 
13- A i kushton kohë pasionit të veshjes, a i ndjek trendet e fundit të modës? 
– Jam valltare dhe si e tillë duhet të kuroj imazhin tim dhe stilin e të veshurit. Mundohem të jem e sinkronizuar me veshjet e reja dhe me shijen time. Sipas mënyrës time i kushtoj rëndësinë e duhur.
14- Si është marrëdhënia juaj me thashethemet ? 
– Asgjë që thuhet për mua s`më mërzit ! 

15- Cila është ajo gjë që e vlerëson më shumë tek vetja? 
-Ambicia & Këmbëngulja. Arrij gjithçka dua. 

16- Çfarë te bën të lumtur dhe çfarë të nervozon ?
-Më bën të lumturia harmonia e familjes time dhe më nervozon shpirtligësia e njerëzve. 
17-Tre kënaqësi ? 
-Moda, Shopping e udhëtimet . 

18-Gjuhët e huaja që, zotëroni?
-Italisht, Anglisht etj. 

19-Pjata e preferuar ? 
-Supëzat me perime dhe specialitetet e detit . 

20- Pro, apo kundër Kirurgjisë Estetike ? 
-Jam pro kirurgjisë estetike në rastet e problemeve ekstreme. 


Bisedoi : Hermes NIKAJ
Sigal