Agron Mema: Xhuljeta Ferraj, misionare poliedrike e kulturës shqiptare

979
Sigal

Xhuljeta Ferraj është një poete, këngëtare dhe artiste e re me misjonin e saj shumëdimensional në shërbim të artit dhe kulturës shqiptare. Artistja dhe shkrimtarja Ferraj është një poete dhe misjonare e kulturës që përcjell emocione dhe që frymëzohet aty për aty nga ngjarjet e jetës reale të përditshmërisë. Libri i saj i fundit poetik titullohet “Dylberja”. Ky vëllim poetik është shkruar nga autorja Xhuljeta Ferraj, që punon dhe vepron midis Italisë dhe Zvicrës, ndaj themi, që është misjonare e kulturës shqiptare. Është një libër me 58 poezi, një libër praktik, jo i lodhshëm për lexuesin, por i këndshëm që mund të lexohet për pak kohë. Poezitë janë me temë të lirë. Ka një figuracion të pasur, sidomos në metafora dhe shumë poezi me nota mallëngjimi , siç mund të përmendim poezinë “Nënë” “Nënë, u enda nëpër botë, Kërkova lumturinë ,po s’e gjeta dot, Pa ty ndihem si zogu pa krahë, Prehri yt jastëku më i ngrohtë. Nënë, qepallat si mbyll dot, Lotët askush s’m’i fshin dot, Dora jote-përkëdhelja vetë, Je oksigjeni për timen jetë. Poezi plot ndjenja, një realitet i realizuar mes panoramave mjedisore dhe gërshetimin e ndjenjave shpirtërore, pavarshisht se libri nuk ka një zhanër specifik, ngjall emocio0net e një realiteti përjetues për shqiptarët në emigracion. Autorja nuk harron që ndejnjat përmalluese mos ti kthej në vajtim, ndaj me mjeshtëri kalon në poezinë satirike, me qëllim për ti dhënë humorin jetës, por pa harruar sarkazmën ndaj realitetit. Këtu mund të përmendim poezinë “Delitanti quhet artist”: “U mbushën rrjetet me” mirënjohje”, Të gjithë u bënë poetë me famë, Nuk numërohen fotot mbi shkrime, U duket vetja “Ajnshtajn”. I drejti ngeli i varfër, I ligu udhëton me avion, Delitanti quhet “Artist”, Akademiku u plak me diplomë.” Sa bukur autorja flet në vargjet e saj, me satirë, duke nxjerrë ne pah, disa që e quajnë veten poetë, por nuk dinë se çfarë është rima, soneta, metafora, krahsimi, satira, etj. Pra, njerëz që nuk e njohin, gramatikën, letërsinë,dhe as artin e poezisë, por që e mbajnë veten të mençur si “Ajnshtajni”. Në strofën e dytë, autorja flet për padrejtësinë e njeriut në kohën e sotme, ku i varfëri dhe i drejtë ngel i varfër, njeriu i ligë, i korrupsionit, udhëton me avion, delitantizmi ka mbuluar Artin e mirëfilltë, ndërsa Akademiku është plakur duke bërë Art me diplomë në dorë. Vargje poetike magjike të autores Xhuljeta Ferraj. Ky libër është shkruar në të njëjtën kohë kur ka dalë dhe klipi me këngë “Të pres deri në perëndim “, i këngëtares Xhuljeta Ferraj, dhe sapo ka dalë nga shtëpia botuese në Kosovë,”SHKROLA” Prishtinë. Autorja është një Artiste dimensionale. Ajo ka shkruar 3 libra me poezi, një dramë, një roman, dhe një skenar filmi. Ajo është aktore profesionale, internacionale, ka mbaruar Akademinë e Artit “Internazional film, Theatër –Produksion” në Zvicër Zürich. Sot punon në teatrin “Laterne” në Zvicër, dhe në bashkëpunim me teatret, dhe produksionet e filmit si aktore në qytetin e Parmës në Itali. Autorja Ferraj është këngëtare e polifonisë të Jugut. Ajo vjen nga një familje artistësh, babai i saj muzikant i fizarmonikës dhe nëna stiliste rrobash. Xhuljeta u rrit në Itali, dhe aty studjoi dhe për vallen popullore shqiptare, dhe koregrafinë nga koregraf shqiptarë. Ajo kërcen të gjitha vallet internacionale, përfshirë edhe ato latine. Xhuljeta është një moderatore e shkëlqyer,ajo punon tek TV ARI në Zvicër, një televizion privat Shqiptar. Xhuljeta është një vullkan i pandalshëm në Art. Pse Autorja e ka titulluar librin “DYLBERJA”? Ajo me këtë titull, pagëzon mitin e legjendës “DYLBERJA”. Mitologjia, apo legjenda e përshkruan këtë femër hyjnore, me bukuri, me emocione dhe me inteligjencë të paparë për familjen, për dashurinë, mallin për nënën, dhe babain. Frymëzimin poetja na e sjell nga vetë emri i nënës së vet që e ka shoqëruar gjithë jetën ky emër i shenjtë. “DYLBERJA”. Këtë emër e gëzon nëna e autores, prandaj me respekt të veçantë, këtë libër autorja ja kushton nënës “DYLBERE”. Për gazetën “Telegraf” autorja shprehet, se është endur nëpër botë,e rritur në emigrim, por lumturinë që ja ka falur nëna, nuk e ka gjetur tek asnjë tjetër. Ajo ndihet pa nënën si një zog me krahë të prerë, prehri i nënës i mungon kaq shumë, saqë e krahason me jastëkun më të butë, në botë. Por ajo ka kaluar edhe netë të vështira, me lotë në sy, kur dhe qepallat e saj nuk merrnin dot gjumë, se malli për nënën e kishte pushtuar shumë. Dorën e nënës , që do t’i privonte përkëdhelitë dhe ndjesinë e përcjelljes së dashurisë prindërore, ëmbëlsinë më të bukur në jetë. Kontributi i saj në vendet europiane ku jeton për promovimin e kulturës shqiptare, është i admirueshëm dhe i vlerësueshëm. Si vlonjate përcjell dhe bukurinë e ëmbëlsinë e natyrës dhe njerzve të vendit të saj, krenarinë e tyre, dinitetin dhe personalitetin. Le ti urojmë suksese në rrugën e saj fisnike dhe në misjonin kulturor të saj.